Ditën e sotme Ministri i Financave dhe Ekonomisë Ervin Mete pati një takim me Drejtorin e Zhvillimit të Tregjeve Kapitale dhe Financiare në Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, z. Alex Pivovarsky dhe Drejtuesen e BERZH-it në Shqipëri, znj. Ekaterina Solovova.
Gjate ketij takimi BERZH është shprehur e gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin e tregut të obligacioneve dhe sa i përket rritjes së kapaciteteve për emetuesit e mundshëm, si edhe për rregullatorët.
Ministri i Financave është shprehur se asistenca e BERZH do të jetë një vlerë e shtuar në zhvillimin e tregjeve të kapitalit në vendin tonë, ku aktualisht është miratuar kuadri ligjor dhe rregullator, si edhe është plotësuar infrastruktura e tregtimit dhe pastregtimit.
