Në vitin 2025, nga 203.1 milionë familje në të gjithë Bashkimin Evropian, vetëm 47.4 milionë ose 23.4% kishin fëmijë. Pjesa më e madhe e tyre përbëhej nga çifte me fëmijë (14.7%), ndërsa 5.6% ishin forma të tjera familjare me fëmijë dhe 3% ishin prindër të vetëm me fëmijë.
Ndërkohë, 76.6% e familjeve në BE nuk kishin fëmijë. Kategoria më e madhe ishte ajo e personave që jetojnë vetëm, me 37.5% të totalit të familjeve, e ndjekur nga çiftet pa fëmijë me 24.1%.
Të dhënat e publikuara nga Eurostat tregojnë gjithashtu një ndryshim të fortë demografik gjatë dekadës së fundit. Nga viti 2016 deri në 2025, numri i familjeve me një të rritur të vetëm dhe pa fëmijë u rrit me 19.2%, ndërsa çiftet pa fëmijë u shtuan me 3.3%. Në të kundërt, familjet me çifte dhe fëmijë ranë me 6.3%.
Sllovakia rezulton vendi me përqindjen më të lartë të familjeve me fëmijë, me 35.4%, e ndjekur nga Irlanda me 30.8% dhe Qipro me 28.2%. Në anën tjetër të renditjes qëndrojnë Finlanda me 18.2%, Lituania me 18.4% dhe Gjermania me 19.9%.
Sipas statistikave, gjysma e familjeve me fëmijë në BE kishin vetëm një fëmijë. Konkretisht, 50.2% kishin një fëmijë, 37.6% kishin dy dhe vetëm 12.2% kishin tre ose më shumë fëmijë.
