Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj ka deklaruar se eksportet bujqësore shënuan rritje me 14.2 %, gjatë 9-mujorit të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas Denajt, prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend.
“Eksportet bujqësore vijojnë trendin rritës edhe gjatë periudhës janar-shtator 2023, referuar Raportit të tregtisë së jashtme nga INSTAT. Prodhimet shqiptare po zgjerohen gjithnjë e më shumë në tregjet e huaja, duke pasqyruar rritjen në cilësi dhe fuqizimin e fermerëve në vend”, u shpreh ajo.
Krahas investimeve në vepra vaditëse dhe kullimi, në kushtet e krizës nga lufta në Ukrainë, përmes Skemës Kombëtare Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka mbështetur me financim fermerët për uljen e kostove të prodhimit.
