Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

WIFI në vende publike, miratohen kriteret dhe procedurat për projektet në komunitetet lokale

20:17 - Janar 12, 2025 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Në epokën teknologjike, lidhja me internet është një domosdoshmëri për një sërë veprimtarish shoqërore dhe biznesi. Për këtë qëllim, qeveria synon mbulimin me shërbimin WIFI në komunitetet lokale.

Udhëzimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë “Për një zhvillim të harmonizuar me rrjetet transevropiane në fushën e infrastrukturave të telekomunikacionit dhe zhvillimin e pikave të aksesit të lidhjeve lokale wifi”, botuar në Fletoren Zyrtare, përcakton se cilat janë projektet me interes të përbashkët, në harmoni me rregulloren e Bashkimit Evropian për Facilitetin Evropian të Konektivitetit (CEF), si dhe përcaktimin e kërkesave që duhet të përmbushen në ofrimin e lidhjes internet në komunitet lokale WiFi.

Në lidhje me projektin WiFi do të bashkëpunohet me institucionet/subjektet përgjegjëse dhe GIZ.

Promovimi i lidhjes lokale pa tel, pa pagesë dhe jodiskriminuese në qendrat/ambiente publike është identifikuar nga BE si një projekt i veçantë me interes të përbashkët në sektorin e telekomunikacionit dhe rrjeteve transevropiane.

Përveç sa më sipër, lidhja duhet të përfshijë hapësirat e jashtme të aksesueshme për publikun e gjerë dhe që luajnë një rol kryesor në jetën publike të komuniteteve lokale, për t’u kualifikuar për ndihmë financiare. Me qëllim aksesueshmërinë, këto veprime do të ofrojnë akses në shërbime në gjuhën shqipe dhe, për aq sa është e mundur, në gjuhë të tjera zyrtare të institucioneve të BE-së.

Sipas praktikës së BE-së, veprimet e ndërmarra për sigurimin e lidhjeve lokale pa tel janë kualifikuar për financim nëse ato zbatohen nga një organ i sektorit publik i cili është në gjendje të planifikojë dhe mbikëqyrë instalimin, si dhe të sigurojë të paktën tre vjet financimin e kostove operative, të aksesit lokal me vale në hapësirat publike të brendshme ose të jashtme. Gjithashtu është i rëndësishëm lidhja  broadband me shpejtësi të lartë, pa pagesë, pa kushte diskriminuese, i lehtë për t’u aksesuar dhe  i sigurt.

Për më tepër prokurimi i pajisjeve të nevojshme duhet të kryhet në respektim të konkurrencës, si dhe instalimet nuk duhet të dublikojnë instalimet ekzistuese wi-fi falas, qofshin ato private ose publike.

WiFi do të synojë të ofrojë akses falas në internet për banorët vendas dhe vizitorët, në qendrat kryesore të jetës komunitare (parqe, sheshe, biblioteka, ndërtesa publike, spitalet etj.). Buxheti i disponueshëm do të alokohet në mënyrë të balancuar gjeografike përmes të gjithë vendit duke përmbushur kushtet e përcaktuara ligjore.

Veprimet nuk duhet të dublikojnë ofertat ekzistuese për lidhje lokale falas private ose publike me karakteristika të ngjashme, duke përfshirë dhe ato në të njëjtën hapësirë publike. Një veçori e rëndësishme e projektit do të jetë monitorimi i veprimeve financiare ngushtësisht për të paktën tre vite. Pas periudhës operacionale do të vazhdohet të ofrohet një raport mbi funksionimin e këtyre veprimeve dhe të vlerësohen ndërhyrjet e mundshme për iniciativa në të ardhmen, thuhet në udhëzim./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
giz ministria e infrastrukturës dhe energjisë vende publike wifi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

OBSH: Zjarret në pyje në Evropë u rritën me 57% në katër vitet e fundit 

14:54 - Korrik 25, 2026

Ikonat e operës apo zogjtë? Si do të jenë kartmonedhat e reja euro

14:53 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter