Kalimi me makinë në aksin rrugor Thumanë-Kashar, nga e shtuna do të jetë me pagesë.
Kompania koncesionare ka njoftuar se nga data 4 janar do të nisë aplikimi i tarifës së miratuar, tarifë e cila nis nga 2.1 euro pa TVSH, ose 2.5 euro në total për t’u paguar nga përdoruesit e rrugës.
Sipas të dhënave kjo tarifë do të rishikohet çdo vit sipas luhatjeve të kursit të këmbimit.
Aksi Thumanë Kashar ka një gjatësi prej 30 km. Rruga përfundoi në verën e vitit të kaluar. Deri më tani qarkullimi për mjetet ka qenë pa pagesë, pasi kompania kreu testimet e nevojshme, me qëllim shmangien e krijimit të radhëve.
Ky aks rrugor është pjesë e korridorit Adritiko-Jonian. Gjatë muajit dhjetor qeveria miratoi tre kontrata koncesionare që janë pjesë e këtij korridori. Konkretisht, Milot –Thumanë, Kashar-Lekaj dhe Lekaj –Fier. Miratimi i tyre i hap rrugë lidhjes së kontratës dhe nisjen e punimeve gjatë këtij viti.

