Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Nju-Jork me ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan.
Kryeministri informoi se gjatë takimit u diskutua për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë.
Rama ndodhet në Nju-Jork, SHBA, ku do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.
Delegacioni shqiptar në OKB kryesohet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj dhe pjesë e tij janë kryeministri Edi Rama dhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.
Kryeministri Edi Rama i nisi takimet me shefin e diplomacisë angleze James Cleverly.
Ora 11:00 e të Mërkurës do ta gjej kryeministrin Edi Rama në drejtimin e mbledhjes të Këshillimit Sigurimit ku për të dytën herë Shqipëria mban presidencën.
Pritet që kësaj seance me debat e kryesuar nga Shqipëria, ti bashkohet edhe presidenti Ukrainës Volodimir Zelensky. Tema për diskutim në këshill do të jetë “mirëmbajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare”.
