Viti 2025, që përkoi edhe me 100-vjetorin, shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në transformimin digjital të Banka Kombëtare Tregtare, me BKT Smart që u konsolidua si një nga platformat më të plota dhe funksionale të shërbimeve bankare në distancë në tregun shqiptar. Përgjatë gjithë vitit, çdo risi dhe çdo përmirësim u ndërtua mbi të njëjtin parim: thjeshtimin e përditshmërisë financiare, rritjen e sigurisë dhe afrimin e bankës më pranë klientëve të saj.
Një nga risitë më të spikatura të vitit ishte integrimi i shërbimit Ria Money Transfer në BKT Smart, duke u dhënë klientëve mundësinë të tërheqin drejtpërdrejt nga aplikacioni paratë e dërguara nga jashtë vendit. Ky funksionalitet solli më shumë shpejtësi, komoditet dhe akses të menjëhershëm në remitanca, pa procedura shtesë dhe pa nevojën për paraqitje fizike në sportele.
Në të njëjtën kohë, BKT Smart zgjeroi ndjeshëm mundësitë për transferta, duke përfshirë transfertat ndërkombëtare SEPA, të cilat e bëjnë dërgimin e fondeve jashtë vendit më të shpejtë dhe më efikas. Paralelisht, banka aplikoi ulje të komisioneve si për transfertat brenda vendit, ashtu edhe për ato ndërkombëtare, duke krijuar kursime konkrete për klientët dhe duke rritur konkurrueshmërinë e shërbimeve digjitale.
Gjatë vitit 2025, platforma u pasurua edhe me një sërë shërbimesh të reja pagesash, që e shndërruan BKT Smart në një pikë qendrore për kryerjen e detyrimeve financiare. Klientët mund të paguajnë tashmë taksën vjetore të automjetit në bashkëpunim me e-Albania dhe DPSHTRR, si edhe të realizojnë pagesa të shpejta drejt konvikteve, institucioneve mikro-financiare, organizatave jofitimprurëse apo edhe për persona në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale. Ky zgjerim e pozicionon aplikacionin jo vetëm si mjet bankar, por si platformë funksionale shërbimesh publike dhe sociale.
Një tjetër fokus i rëndësishëm i përmirësimeve ishte menaxhimi i kartave. Gjatë vitit, BKT Smart bëri të mundur aplikimin për Kartë Krediti me nënshkrim elektronik të kualifikuar, duke eliminuar nevojën për vizitë fizike në degë. Po ashtu, klientët fituan më shumë kontroll mbi financat e tyre përmes opsioneve për ndryshimin e nivelit të pagesës automatike të kartës së kreditit, rregullimit të limiteve për kartat suplementare dhe mbylljes së kësteve drejtpërdrejt nga aplikacioni.
Siguria mbeti një nga shtyllat kryesore të zhvillimit të platformës. Autorizimi i Pajisjes së Sigurt për akses më të shpejtë dhe më të mbrojtur, si edhe implementimi i verifikimit 3D Secure për pagesat online me kartë, forcuan ndjeshëm mbrojtjen e transaksioneve dhe të dhënave personale, duke rritur besimin e klientëve në përdorimin e shërbimeve digjitale.
Përtej teknologjisë, BKT Smart u përqendrua edhe te përvoja e përdoruesit dhe orientimi financiar. Shërbimi “Bankieri Personal” i ofron klientëve një bankier të dedikuar, gjithmonë pranë tyre për këshillim dhe mbështetje, ndërsa menuja e re me “Video Udhëzuese” e bën përdorimin e aplikacionit më të thjeshtë dhe më intuitiv. Menaxhimi i kartave të besnikërisë nga një platformë e vetme plotëson këtë ekosistem shërbimesh të integruara.
Në tërësi, viti 2025 për BKT Smart ishte një vit konsolidimi dhe zgjerimi funksional, ku digjitalizimi nuk u pa thjesht si risi teknologjike, por si mjet për të ndërtuar një marrëdhënie më të afërt, më të sigurt dhe më efikase mes bankës dhe klientëve të saj. Me këtë bazë, BKT hyn në vitin 2026 me një platformë më të fortë, më gjithëpërfshirëse dhe më të përgatitur për nevojat në rritje të tregut financiar digjital. /ekofin.al
