Gjatë një seance parlamentare në Bundestag, kancelari gjerman Olaf Scholz ka mbështetur planet e diskutueshme të Bashkimit Evropian për politika më të ashpra të azilit dhe migracionit, përgjatë kufijve të jashtëm të bllokut.
Scholz: Kjo është një marrëveshje historike sepse tregon se BE-ja mund të kapërcejë mosmarrëveshjet e saj edhe për çështjet më të diskutueshme.Gjermania do të jetë gjithashtu përgjegjëse për krijimin e një sistemi të ri dhe të drejtë, pasi deri më tani ne kemi qenë destinacioni kryesor për migrimin e brendshëm, kryesisht të pakontrolluar brenda zonës Shengen.
Në fillim të qershorit, vendet e BE-së votuan në favor të rishqyrtimit të plotë të procedurave të azilit. Rregullat e miratuara se fundmi, u bëjnë thirrje azilkërkuesve të qëndrojnë në ambiente pritëse, të kontrolluara rreptësisht, ndërkohë që kërkesat e tyre shqyrtohen.
