Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. Kreu i Ekzekutivit e konsideroi këtë risi si “një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike”.
Sipas tij, në fillim të vitit të ardhshëm të gjithë shtetasit shqiptarë do të kenë një mjet identifikimi digjital.
“BE po ashtu po përgatitet për identitetin digjital dhe objektivi i shpallur i BE është që në 2027 qytetarët e BE të mund të pajisen me identitetin e tyre digjital. Ne do të jemi një hap më para dhe e theksoj këtë jo për të nënkuptuar apo afirmuar ndonjë përparësi tonën por për të rikujtuar se përparësia që teknologjia i jep çdo vendi që e përqafon atë dhe që i drejtohet asaj për të kapcërcyer pengesaa që nganjëherë janë edhe historike, është që personalisht e quaj bekim i kësaj kohe se përmes teknologjisë digjitale “, tha Rama.
