Kategoria: identifikim digjital

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. Kreu i Ekzekutivit e konsideroi këtë risi si “një hap domethënës për Shqipërinë në rrugën drejt modernizimit teknologjik të jetës sociale dhe ekonomike”. Sipas tij, në fillim të vitit të ardhshëm të gjithë shtetasit shqiptarë do të kenë një mjet identifikimi digjital.