Grupi OTP ka arritur rezultate të shkëlqyera në gjysmën e parë të vitit 2025, me një fitim 6-mujor pas tatimit prej 1.46 miliardë eurosh dhe një kthim nga kapitali (ROE) prej 23.2%, – nëse shpenzimet e veçanta të regjistruara njëherësh për gjithë vitin, do të kishin një shpërndarje të njëtrajtshme përgjatë vitit.
Shpenzimet e veçanta si taksat speciale bankare në Hungari dhe tarifat mbikëqyrëse në Bullgari dhe Slloveni, e reduktuan fitimin e konsoliduar 6-mujor pas tatimit, me një shumë totale prej 304 milionë euro. Nëse këto shpenzime të veçanta do të ishin shpërndarë në mënyrë të barabartë gjatë vitit(dhe jo të regjistruara njëherësh), fitimi pas tatimit do të rezultonte më i lartë, me një vlerë shtesë prej 181 milionë eurosh.
Fitimi i raportuar pas tatimit për gjysmën e parë të vitit – pa konsideruar efektin devijues të zërave të veçantë të përmendur më sipër – arriti në 1.28 miliardë euro, me një rritje vjetore prej 2%, duke rezultuar me një kthim nga kapitali (ROE), prej 20.3%.
Fitimi 6-mujor para tatimit u rrit me 13% krahasuar me një vit më parë, si rezultat i një rritje prej 20% të fitimit operacional. Brenda këtij treguesi, të ardhurat totale u rritën me 15% në terma të monedhës zyrtare hungareze(HUF) dhe me 16% të rregulluara sipas kursit të këmbimit valuator – duke përjashtuar këtu, efektin e shitjes së filialit OTP në Rumani. Brenda sferës së të ardhurave nga shërbimet kryesore bankare – të ardhurat neto 6-mujore nga interesat, u rritën me 8% krahasuar me një vit më parë (+9% të rregulluara sipas kursit të këmbimit valutor dhe dalja nga tregu rumun). Faktori kyç që ndikoi ishte zgjerimi i volumeve të biznesit, ndërkohë që marzhi neto iinteresit mbeti i pandryshuar.
Të ardhurat kumulative nga komisionet dhe tarifat neto, u rritën me 12% në krahasim me një vit më parë (+11% marzh rritjeje organike, i rregulluar sipas kursit të këmbimit), – të nxitura kryesisht nga zgjerimi i volumit të biznesit dhe rritja e transaksioneve. Shpenzimet operacionale për 6-mujorin patën një rritje organike prej 10% (të rregulluara sipas kursit të këmbimit), kryesisht për shkak të rritjes me dy shifra të shpenzimeve për personelin dhe amortizimet. Raporti kosto mbi të ardhura për gjysmën e parë të vitit qëndroi në nivelin 38.8%, duke supozuar shpërndarjen e barabartë të zërave të veçantë të përmendur më parë – të cilët ishin regjistruar në tërësi në 6-mujorin e parë. Ky paraqet një përmirësim prej 41.3%, krahasuar me nivelin e vitit 2024.
Cilësia e kredive të konsoliduara mbeti e qëndrueshme dhe treguesit kryesorë të cilësisë së kredisë, vazhduan të shfaqin prirje pozitive. Kreditë e konsoliduara performuese (Faza 1 dhe 2) u rritën me 4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm, duke sjellë një normë rritje gjysmëvjetore prej 7% dhe një rritje vjetore prej 12%, – të gjitha këto të rregulluara sipas kursit të këmbimit dhe pa përfshirë efektin e daljes nga tregu rumun.
Në fund të qershorit të vitit 2025, raporti i konsoliduar i kapitalit bazë të nivelittë parë (CET1), sipas standardeve IFRS nën konsolidimin e kujdesshëm arriti në nivelin 18.0%, – që përfaqëson një ulje prej 0.9 pikë përqindje krahasuar me fundin e vitit 2024 – dhe qëndroi i pandryshuar kundrejt tremujorit të mëparshëm. Raporti i konsoliduar i mjaftueshmërisë së kapitalit (CAR) ishte 19.8% në fund të qershorit, duke reflektuar një ulje prej 0.5 pikë përqindje që nga fillimi i vitit.
Në dritën e këtyre rezultateve dhe prirjeve të 6-mujorit të parë të vitit 2025, menaxhimi i Grupit OTP – duke marrë në konsideratë që nuk priten ndryshime domethënëse në mjedisin operacional, ndërkohë që pasiguritë gjeopolitike vazhdojnë – ka rishikuar pritshmëritë e mëparshme për performancën financiare të Grupit për vitin 2025, në dy drejtime si vijon:
2. Raporti kosto mbi të ardhurat për 6-mujorin qëndroi në nivelin 38.8%, duke supozuar shpërndarjen e njëtrajtshme të zërave të veçantë të regjistruar në një shumë për të gjithë vitin, çka është një përmirësim prej 41.3% në krahasim me nivelin e gjithë vitit 2024.
