Bitcoin dhe kriptot e tjera nuk po ndalen më. Pas rekordit të shënuar javën e kaluar, të cilën e mbylli me rekordin historik të 117 mijë dollarëve, Bitcoin e ka nisur javën me një rritje të re.
Në përgjithësi Kriptomonedhat po rriten ndjeshëm, të nxitura nga politikat tregtare të SHBA-së dhe njoftimet e reja të tarifave të Donald Trump.
Bitcoin arriti një rekord të ri prej 122 mijë dollarësh këtë të hënë, duke shënuar një rritje prej 2.8%. Një moment historik ky për kriptomonedhën më të madhe në botë,
Edhe monedhat e tjera Ehereum (+1.8%), Binance (+1%), Dogecoin (+4.2%) dhe Cardano (+2.4%) shënuan gjithashtu rritje.
Duke filluar nga e hëna, Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së do të debatojë një sërë projektligjesh për t’i siguruar industrisë së aseteve digjitale kuadrin rregullator të vendit që ajo e ka kërkuar prej kohësh.
