Koorporata e Investimeve Shqiptare ka rihapur procedurat për nënprojektin e investimit të Godinës së re të Bibliotekës Kombëtare.
Sipas dokumentacionit të thirrjes, Faza e kualifikimit (Faza I) konsiston në paraqitjen e një aplikimi nga subjektet e interesuara, aplikim i cili përmban projekt-idenë paraprake arkitekturore të projektit të zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe dokumentacionin që vërteton plotësimin e kushteve dhe kritereve të kualifikimit të aplikantëve.
Faza e përzgjedhjes (Faza II) konsiston në paraqitjen e një propozimi, përfshirë projekt-idenë arkitekturore të zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe ofertën financiare.
Ky Njoftim i Procedurës Konkurruese hap fazën e parë të procedurës konkurruese për përzgjedhjen e Partnerit. Në këtë fazë do të kualifikohen 5 (pesë) kandidatë, të cilët:
-plotësojnë kriteret e kualifikimit;
-do të paraqesin projektidenë paraprake arkitekturore të projektit, e cila renditet në 5 (pesë) projektidetë më të vlerësuara;
-marrin përsipër, nëse përzgjidhen, të plotësojnë angazhimet si vijon, të cilat përbëjnë kushtet paraprake të kontratës së sipërmarrjes:
-angazhimin për pagesën e shpenzimeve të konkursit ndërkombëtar të përzgjedhjes së projekt – idesë arkitekturore për projektin;
-angazhimin për pagesën e vlerës së taksave, tarifave dhe kontributeve, në kuadër të aplikimit për leje zhvillimi, leje ndërtimi, projektit të detajuar teknik, mbikëqyrjen e punimeve apo çdo fazë të zhvillimit të pronës deri në regjistrimin e pronës së zhvilluar;
-angazhimin për regjistrimin e pronës së re dhe kalimin e pjesëve takuese të Korporatës dhe/apo partnerit publik me shpenzimet e partnerit privat;
-angazhimin që me kërkesë të Korporatës nga pjesa takuese e Korporatës në objektin e ndërtuar në pronën shtetërore për zhvillim publik, të zhvillohet plotësisht projektidea arkitekturore e godinës së re të Biblotekës Kombëtare;
-angazhimi për të lidhur me Korporatën kontratën e sipërmarrjes dhe marrëveshjeve shoqëruese të saj, në përfundim të proçesit të përzgjedhjes dhe mbulimin e shpenzimeve të lidhjes së saj (vlera jepet nga Korporata sipas kërkesës).
Sipas dokumentit, vetëm kandidatët e kualifikuar në fazën e parë do të ftohen në fazën e dytë të konkurrimitnëpërmjet dërgimit të Ftesës për Propozim.
Vlerësimi i propozimit kryhet në dy etapa nëpërmjet një konkursi të hapur publik në praninë e një jurie ndërkombëtare. Në etapën e parë vlerësohen projektidetë arkitekturore e zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) dhe jepen çmimet pёr 5 projekt-idetë e propozuara arkitekturore për një sipërfaqe maksimale për t’u projektuar prej rreth 60,000 metra katrorë.
Në etapën e dytë vlerësohen ofertat financiare ku vlen të theksohet se kriteri përzgjedhës është përqindja më e lartë e sipërfaqjes së ofruar për Korporatën mbi kriterin bazë, të përllogatitur mbi sipërfaqjen totale të metrave katrorë të zhvilluar në pronën për sipërmarrje në pronësi të Korporatës.
Kontrata fitohet nga subjekti që është vlerësuar nga Juria me çmimin e parë të projekt-idesë arkitekturore të zhvillimit multi-funksional në rrugën “Gramoz Pashko”, Tiranë (ish-“vilat gjermane”) nëse ka paraqitur një ofertë financiare, me përqindjen më të lartë për Korporatën, mbi kriterin bazë, sipas përcaktimeve të kriterit përzgjedhës.
Me kërkesë të Korporatës nga pjesa takuese e saj zhvillohet plotësisht projektideja arkitekturore e godinës së re të Bibliotekës Kombëtare.
Aplikimet janë të hapura deri në datë 7 Prill 2025, ora 15:00.
