Një shtetas italian është bërë protagonist i një historie në kufijtë e surreales. 48-vjeçari nga Pescara, i cili po rirregullonte shtëpinë e vjetër të prindërve të tij të vdekur nga Covid, në një dollap kuzhine gjeti 205 milionë lireta të vjetra.
Një shifër shumë e rëndësishme, e përbërë nga kartëmonedhat 50 dhe 100 mijë lireta të prodhimit të vjetër që sot do të barazoheshin me mbi 100 mijë euro. Por pasi kontaktoi Bankën e Italisë për konvertimin, burrit iu tha se nuk ishte më e mundur të bëhet shkëmbimi: në fakt, kanë kaluar më shumë se 10 vjet që nga hyrja në fuqi e euros (që ndodhi në 2002).
Siç raporton gazeta e Abruzzo-s “Il Centro”, 48-vjeçari më pas vendosi t’i drejtohet një firme ligjore në Romë që merret me çështjet që lidhen me konvertimin lira/euro. Objektivi është të sigurohet me forcë shkëmbimi nëpërmjet një kërkese konvertimi të bërë në gjykatën e zakonshme të Romës.
Avokati i tij sqaroi: “Ne besojmë në ndërgjegjësimin e politikës bazuar në nenin 2935 të Kodit Civil që thotë se afati i parashkrimit (në këtë rast dhjetë vjet) në fakt fillon nga momenti kur subjekti mund të kërkojë legjitimimin për të fituar të drejtën dhe që në këtë rast, nga momenti kur ka gjetur paratë, pra në vitin 2024”./Il messaggero
