Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vala e të nxehtit në Evropë po rrezikon jo vetëm jetën, por edhe të ardhurat

22:24 - Qershor 25, 2026

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

17:13 - Qershor 25, 2026

Drejtori i marketingut të Ferrarit largohet pas debutimit problematik të makinës elektrike

17:12 - Qershor 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

82% e të punësuarve në Shqipëri janë të angazhuar në SME, shifra më e lartë në rajon

23:03 - Korrik 2, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (SME) përbëjnë motorin kryesor të ekonomisë shqiptare, duke zënë peshë dominuese në eksportet, vlerën e shtuar bruto dhe punësim. Sipas të dhënave të publikuara nga OECD për periudhën 2020 –2023, Shqipëria shënon ndër përqindjet më të larta në Ballkan sa i përket rolit të SME-ve në ekonomi, duke u renditur përpara shumicës së vendeve fqinje dhe ndjeshëm mbi mesataren e Bashkimit Evropian.

Në totalin e eksporteve, SME-të shqiptare kontribuojnë me 64.3%, një shifër që e pozicionon Shqipërinë në vend të tretë në Ballkanin Perëndimor pas Malit të Zi (76.5%) dhe Kosovës (70.4%).

Në aspektin e vlerës së shtuar bruto (GVA), SME-të në Shqipëri përfaqësojnë 76.2% të totalit, me një rritje domethënëse nga periudha 2014–2016 kur shifra ishte 65.6%. Kjo peshë është ndër më të lartat në rajon, përpara Bosnje-Hercegovinës (64.4%) dhe ndjeshëm mbi mesataren e BE-së (52.3%).

Por treguesi më i fortë për rolin vendimtar të SME-ve në Shqipëri mbetet punësimi. Në periudhën 2020–2023, 82% e të punësuarve në vend janë të angazhuar në ndërmarrje të vogla dhe të mesme – përqindja më e lartë në Ballkanin Perëndimor, madje më e lartë edhe se në Kosovë (80.4%) dhe dukshëm mbi mesataren e BE-së (64.5%).

Situata e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor

Sipas raportit  të OECD vërehet një përmirësim i performancës së rajonit në treguesit e Lehtësimit të Tregtisë të OECD-së, ku mesatarja është rritur nga 1.16 në 2017 në 1.35 në 2022. Megjithatë, rajoni mbetet prapa mesatares së OECD-së që është 1.76.

Pengesat jotarifore, si mungesa e bashkëpunimit për shkëmbim të dhënash mes autoriteteve doganore, vonesat në përpunimin dhe zhdoganimin e mallrave para mbërritjes, si dhe mungesa e një sistemi tregtar pa letra, vazhdojnë të kufizojnë potencialin tregtar të Ballkanit Perëndimor. Për pasojë, tregtia ndërrajonale ka mbetur në vendnumëro, duke përfaqësuar vetëm 11% të tregtisë totale në periudhën 2016–2023.

Performanca tregtare e rajonit ndikohet gjithashtu nga baza e ulët industriale. Eksportet e mallrave përbënin vetëm 18.7% të PBB-së në 2023, shumë më pak se mesatarja e BE-së prej 38.0%. Përjashtim bën vetëm Maqedonia e Veriut me 44.8%, falë sektorëve të kimisë dhe makinerive. Në Shqipëri (13.2%), Mal të Zi (3.5%) dhe Kosovë (2.8%), eksportet janë të ulëta, ndërsa tregtia dominohet nga shërbimet, veçanërisht turizmi që përbënte 21.5% të punësimit në Shqipëri dhe 25.6% në Mal të Zi në vitin 2023.

Tregtia elektronike ndërkufitare mund të ndihmojë gjithashtu SME-të duke reduktuar kostot e transaksioneve dhe duke lehtësuar logjistikën. Serbia kryeson në përdorimin e e-commerce për shitje me 28.9%, e ndjekur nga Bosnja dhe Hercegovina me 22.9%, që të dyja mbi mesataren e BE-së prej 22.1%. Në vendet e tjera të rajonit, adoptimi i tregtisë elektronike mbetet i ulët, duke sinjalizuar nevojën për politika që nxisin kapacitetin digjital të SME-ve./ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
eksportet logjistika motori oecd sme
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

17:13 - Qershor 25, 2026

10,881 tatimpagues kanë përfituar deri tani nga falja fiskale, 30 qershori afati i fundit

13:40 - Qershor 25, 2026

Eurostat, Shqipëria me çmimet më të larta në Ballkan të produkteve të konsumit

13:22 - Qershor 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

gazetar_217:13 - Qershor 25, 20260

Mijëra gjykime pritet të pezullohen në rast se qytetarët do të japin pëlqimin para gjyqtarit…

10,881 tatimpagues kanë përfituar deri tani nga falja fiskale, 30 qershori afati i fundit

13:40 - Qershor 25, 2026

Eurostat, Shqipëria me çmimet më të larta në Ballkan të produkteve të konsumit

13:22 - Qershor 25, 2026

Pasuritë e paluajtshme, “magnet” për investitorët e huaj, rritet pesha e tyre në 3-mujorin e parë 2026

12:44 - Qershor 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

17:13 - Qershor 25, 2026

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

13:40 - Qershor 25, 2026

10,881 tatimpagues kanë përfituar deri tani nga falja fiskale, 30 qershori afati i fundit

13:22 - Qershor 25, 2026

Eurostat, Shqipëria me çmimet më të larta në Ballkan të produkteve të konsumit

Vala e të nxehtit në Evropë po rrezikon jo vetëm jetën, por edhe të ardhurat

22:24 - Qershor 25, 2026

Gjyqet drejt zgjidhjes me ndërmjetësim? Gjykatat do t’u propozojnë palëve marrëveshje për të ulur”malin” e çështjeve

17:13 - Qershor 25, 2026

Drejtori i marketingut të Ferrarit largohet pas debutimit problematik të makinës elektrike

17:12 - Qershor 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter