Nga Elvin Meka
Me shpalljen e ndërtimit të bazës ekonomike dhe për t’i dhënë një imazh të ri zhvillimit socialist të ekonomisë kombëtare, në vitin 1965 u rihodh një edicion krejt i ri kartmonedhash, të cilat kishin një vlerë nominale 10 herë më të vogël sesa emetimi i 1957-ës, por një vlerë dhjetë herë më të madhe.
Përtej arsyeve teknike (të tërheqjes së disa emetimeve të mëparshme që pas luftës), ky ndryshim kishte të bënte më shumë me një rregullim kozmetik imazhi në sytë e publikut, pra një lek më i fortë dhe teorikisht një fuqi blerëse më e fortë (por në praktikë asgjë nuk ndryshoi pasi pagat nuk u rritën), paçka se pati zero ndikim në ekonomi dhe mirëqenie.
Që nga ky moment dhe deri në ditët e sotme ekziston unikalisht (nuk ka shtete tjetër në botë) një paradoks në përdorimin e monedhës kombëtare, ku publiku punon dhe komunikon me lekët “e vjetra”, ndërsa insititucionet me Lekun “e ri”. Në terma praktike, ai/ajo/ata/ato që e kanë propozuar një ndryshim të tillë kanë bërë gafën monumentale të shekullit, duke treguar një paaftësi epike në miratimin e LEKUT të ri të emetuar në raportin 10:1; këtë supergafë vijojmë ta paguajmë dhe do vijojmë ta paguajmë deri në momentin që, ose do zhduket LEKU ose do propozohet një raport i ri për LEKUN e RI!
Kjo gafë historike as që kishte për të ndodhur, nëse “ekspertët e ndritur social-komunistë” të asaj kohe nuk do propozonin raportin 10:1, por një raport të çfarëdoshëm, p.sh.: 7,67134565:1 të LEKUT të RI me LEKUN e VJETËR (mundëssiht sas më të koklavitur që të mos bëhet pjesëtimi shpejt). Një raport i tillë do të zhbënte për 24 orë çdo lloj përpjekje nga kushdo përdorues në Shqipëri, që përdor Lekun, për të tentuar përdorimin e LEKUT të VJETËR!
KAQ E THJESHTË KA QENË DHE ËSHTË!!!!!!!
Për qeverinë dhe shtetin e asaj kohe ky raport do ishte pa asnjë problem në kontabilitet, pasi veprimet do kryeheshin vetëm 1 herë dhe mbyllej përgjithmonë ky diskutim absurd, në fushën e financës!
Ajo që mund të bëjë Banka e Shqipërisë është që, përveç edukimit financiar (që është proces që nuk mbaron kurrë) të guxojë të propozojë një reformë të re të LEKUT, ku raporti i ri të jetë p.sh.: 0,821987871456876543:1, pra thjesht të përdorë një raport aq ekstremisht të koklavitur, saqë askush nuk do marrë më mundimin të përdorë lekun e vjetër!
SUKSESI ËSHTË 100% I GARANTUAR! Të nesërmen nuk do ketë më lek të vjetër dhe lek të ri, por vetëm LEK!!!!!

