Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Turizmi po sjell miliarda në ekonomi, por sa të mbrojtura janë investimet?

16:41 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Intesa Sanpaolo, operacion me vlerë 30.6 mld euro për blerjen e aksioneve të Banca Monte dei Paschi di Siena

15:39 - Qershor 9, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

52% e energjisë konsumohet nga familjet, kërkesa rritet në 2025

05:43 - Prill 20, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Konsumi i energjisë elektrike në Shqipëri vijon të dominohet nga klientët familjarë, si në numër ashtu edhe në peshë. Sipas të dhënave të raportit vjetor 2025 të Entit Rregullator të Energjisë, numri total i klientëve arriti në 1,377,204, ku pjesa më e madhe furnizohet nga FSHU sh.a., me rreth 85% të tyre familjarë.

Shpërndarja demografike tregon se Tirana mban peshën kryesore me rreth 28% të klientëve të FSHU sh.a., nivel pothuajse i pandryshuar krahasuar me vitin 2024. Dominimi i klientëve familjarë reflektohet edhe në faturim, ku kjo kategori zë rreth 52% të energjisë së faturuar gjatë vitit 2025.

Konsumi i energjisë elektrike ka shënuar rritje, duke reflektuar një zgjerim të moderuar të kërkesës, të lidhur me aktivitetin ekonomik dhe konsumin familjar. Konsumi i familjeve u rrit nga 3,408 GWh në vitin 2024 në 3,640 GWh në vitin 2025, ose me rreth 6.3%.

Edhe konsumatorët jofamiljarë kanë rritur përdorimin e energjisë, nga 1,419 GWh në vitin 2024 në 1,517 GWh në vitin 2025, një zhvillim që lidhet me zgjerimin e aktiviteteve të biznesit dhe rritjen e kërkesës në sektorët ekonomikë. Në të kundërt, ambientet e përbashkëta private kanë shënuar një ulje të lehtë, nga 7.20 GWh në 7.09 GWh.

Në sektorë specifikë vërehen luhatje të theksuara. Në furrat e bukës dhe prodhimin e produkteve të miellit, Kategoria I ka pësuar rënie të fortë nga 31.36 GWh në 16.13 GWh, ndërsa Kategoria II është rritur nga 29.85 GWh në 43.21 GWh dhe Kategoria III nga 12.19 GWh në 17.37 GWh. Ndërkohë, konsumi i objekteve të kultit mbetet pothuajse i qëndrueshëm, nga 5.79 GWh në 5.88 GWh.

Sa i përket shpërndarjes mujore, konsumi më i lartë i energjisë elektrike u regjistrua në dhjetor me 804,442 MWh. Piku i ngarkesës u arrit më 31 dhjetor në orën 18:00 me 1,910 MWh, ndërsa minimumi më 1 dhjetor në orën 04:00 me 532 MWh. Në të kundërt, muaji maj shënoi konsumin më të ulët me 530,318 MWh, ku piku u regjistrua më 21 maj në orën 18:00 me 981 MWh dhe minimumi më 26 maj në orën 04:00 me 470 MWh.

Të dhënat konfirmojnë një rritje të qëndrueshme të konsumit të energjisë në vend, me peshë kryesore nga familjet dhe me ndikim në rritje nga sektori i biznesit. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
energjia elektrike furrat e bukës mielli regjistrua
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

14:18 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

gazetar_116:04 - Qershor 9, 20260

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nuk ekziston një leje ndërtimi për projektin e përfolur…

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

14:18 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

12:38 - Qershor 9, 2026

Rama: 63% e të rinjve që mbarojnë arsimin profesional punësohen

12:32 - Qershor 9, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:04 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

14:18 - Qershor 9, 2026

Nga 10 qershori nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

12:38 - Qershor 9, 2026

Kompensimi për arsimin e fëmijëve, Tatimet u japin prindërve mundësi për të plotësuar aplikimin

Turizmi po sjell miliarda në ekonomi, por sa të mbrojtura janë investimet?

16:41 - Qershor 9, 2026

Rama me gazetarët e huaj: S’ka projekt dhe as leje ndërtimi për Zvërnecin!

16:04 - Qershor 9, 2026

Intesa Sanpaolo, operacion me vlerë 30.6 mld euro për blerjen e aksioneve të Banca Monte dei Paschi di Siena

15:39 - Qershor 9, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter