Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

250 milionë lekë për transportin publik, Tatimet hapin aplikimet për kompensimin e karburantit

10:48 - Maj 30, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqëritë që operojnë në transportin qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës do të përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit për përballimin e kostove të karburantit gjatë periudhës mars-maj 2026.

Sipas njoftimit zyrtar të Tatimeve, në zbatim të vendimit të Këshillit të Ministrave, subjektet e transportit publik do të kompensohen me 50 lekë për çdo litër karburant të konsumuar gjatë kësaj periudhe. Fondi i vënë në dispozicion për këtë masë arrin në 250 milionë lekë.

Masa synon të lehtësojë barrën financiare të operatorëve të transportit publik, të cilët gjatë muajve të fundit janë përballur me rritje të kostove operative, veçanërisht për karburantin, pas rritjes së çmimeve në tregjet botërore.

Sipas procedurës së përcaktuar, aplikimet për përfitimin e kompensimit financiar duhet të dorëzohen pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse. Kërkesat mund të paraqiten pas datës 10 të muajit pasardhës, ndërsa afati përfundimtar për pranimin e tyre është data 1 gusht 2026.

Përfitues të skemës janë shoqëritë e licencuara që ushtrojnë aktivitet në transportin publik qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës dhe që plotësojnë kriteret e përcaktuara në vendimin e qeverisë.

Kjo është një nga masat mbështetëse të ndërmarra nga qeveria për sektorin e transportit publik, i cili konsiderohet një shërbim me rëndësi të veçantë për qytetarët dhe ekonominë. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjitha subjekteve që plotësojnë kushtet të aplikojnë brenda afateve ligjore, në mënyrë që të përfitojnë kompensimin financiar të parashikuar. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
250 milionë euro publik transporti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Rama: Forcimi i Lekut, sukses i ekonomisë shqiptare

09:11 - Korrik 18, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

gazetar_123:44 - Korrik 18, 20260

Shqipëria pritet të hyjë në zgjedhjet vendore të vitit 2027 me një hartë të re…

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

14:47 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

08:59 - Korrik 18, 2026

“Travel off Path”: Shqipëria drejt BE-së: Çfarë pritet të ndryshojë për turizmin dhe vizitorët e huaj

08:31 - Korrik 18, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

23:44 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

14:47 - Korrik 18, 2026

Plotësohet kuadri ligjor, bastet sportive online drejt hapjes

08:59 - Korrik 18, 2026

Kushte skandaloze në transportin publik në Tiranë

Pagat nuk po e fitojnë garën me inflacionin, një e treta e Evropës më keq se në vitin 2021

23:47 - Korrik 18, 2026

Apple i merr vendin Nvidia-s si kompania me vlerën më të madhe në botë

23:45 - Korrik 18, 2026

Shqipëria do të ketë më pak bashki në zgjedhjet vendore të 2027

23:44 - Korrik 18, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter