Ndërtimet e mëdha private dhe projektet e zhvillimit të infrastrukturës po njohin një rritje të fortë në Greqi. Programi ESPA 2021–2027 është kuadri kryesor përmes të cilit Greqia merr dhe përdor fondet e zhvillimit të Bashkimit Europian. Më poshtë janë 20 projektet kryesore infrastrukturore.
Bypassi i Halkidës dhe Psahnas
Me një kosto prej 210 milionë euro, është projekti më i madh i infrastrukturës në Evia dhe një nga më të mëdhenjtë në Greqinë Qendrore. Po ndërtohet nga kompania METKA.
Punimet e ujitjes në fushën e Nestos, Ksanti
Projekt PPP (partneritet publik-privat) me kosto 220 milionë euro, është projekti më i madh i ujitjes në Greqi dhe i është dhënë kompanisë GEK TERNA. Ndodhet në rajonin e Maqedonisë Lindore dhe Trakisë.
Punimet infrastrukturore të projektit Ellinikon
Projekt privat me kosto 250 milionë euro, pjesë e zhvillimit të madh urban në rivierën e Athinës. Përfshin rrjetet e shërbimeve, rrugë, mbrojtje nga përmbytjet dhe zhvendosje të rrugës Poseidonos Avenue nëntokë për një gjatësi prej 2.5 km. Ndërtues është AVAX.
Aksi rrugor Kalamata–Pylos–Methoni
Projekt PPP me kosto 312 milionë euro, që po realizohet nga konsorciumi AKTOR Parachoriseis – AKTOR Group.
Ndërlidhja elektrike Serifos–Milos–Santorini–Folegandros
Me një kosto 328 milionë euro, ky projekt do të lidhë katër ishuj të Cikladëve me sistemin energjetik të Greqisë kontinentale.
Projekti rrugor Bralos–Amfissa
Projekt publik me kosto 334 milionë euro, pjesë e aksit diagonal Lamia–Itea–Antirrio. Parashikohet të përfundojë në vitin 2027 nga AVAX.
Riviera Tower (projekti Ellinikon)
Me kosto 350 milionë euro, do të jetë ndërtesa më e lartë në Greqi dhe po ndërtohet nga konsorciumi AKTOR – BOUYGUES.
VOAK – Aksi Verior i Kretës: segmenti Hersonissos–Neapoli
Projekt PPP me kosto 360 milionë euro, që po realizohet nga konsorciumi GEK TERNA – AKTOR – AKTOR Group.
Autostrada Joniane: segmenti Janinë–Kakavijë
Projekt rrugor me kosto 386 milionë euro, që po ndërtohet nga AVAX dhe do të përfundojë autostradën nga Antirrio deri në kufirin me Shqipëri në Kakavijë.
Termocentrali i Alexandroupolit
Projekt privat me kosto 400 milionë euro, një central energjie me gaz natyror që po ndërtohet nga konsorciumi PPC – DEPA Commercial.
Metroja e Selanikut: degëzimi 25 Mart – Mikra
Me kosto 434 milionë euro, zgjerimi i metrosë së Selanikut po ndërtohet nga AKTOR dhe pritet të nisë funksionimin së shpejti.
Tri spitale – Fondacioni Stavros Niarchos
Projekt privat me kosto 442 milionë euro për ndërtimin e spitaleve të përgjithshme në Komotini dhe Sparta dhe Spitalit të Fëmijëve në Selanik, financuar nga Fondacioni Stavros Niarchos përmes një marrëveshjeje me Ministrinë e Shëndetësisë.
Segmenti verior i autostradës E65: Trikala – Egnatia
Projekt publik me kosto 442 milionë euro që do të kompletojë autostradën E65 nga Lamia deri në Egnatia Odos. Po ndërtohet nga TERNA.
Punimet e restaurimit të hekurudhës në Thessali
Paketa përbëhet nga pesë projekte për riparimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore Daniel dhe Elias, me kosto totale 462 milionë euro. Do të përfundojnë gradualisht në 2026–2027 dhe realizohen nga METKA, AVAX, AKTOR dhe ALSTOM.
Flyover i Unazës së Selanikut
Projekt PPP me kosto 480 milionë euro, që pritet të jetë operacional në 2027 dhe po ndërtohet nga konsorciumi AVAX – METLEN.
Qendra tregtare Ellinikon Mall
Kur të përfundojë në 2028, do të jetë qendra tregtare më e madhe dhe më moderne në Greqi, në pjesën lindore të projektit Ellinikon. Po ndërtohet nga TERNA.
Centrali hidroenergjetik me pompim në Amfilochia
Projekt privat me kosto 650 milionë euro, që po ndërtohet nga TERNA Energy dhe përfaqëson investimin më të madh në infrastrukturën e ruajtjes së energjisë në Greqi.
Projektet e restaurimit të rrugëve në Thessali
Paketa përbëhet nga pesë projekte publike me kosto totale 900 milionë euro, me kontraktor TERNA.
Aeroporti i ri Heraklion Kastelli
Projekt koncesioni me kosto 1 miliard euro, që po ndërtohet në Kretë nga TERNA për llogari të konsorciumit TERNA – GMR.
Hard Rock Hotel & Casino Athens në Ellinikon
Projekti privat më i madh ndërtimor në historinë e Greqisë, me kosto ndërtimi dhe pajisjesh rreth 1 miliard euro. Kompleksi turistik përfshin ambiente koncertesh, qendër konferencash dhe kazino. Investimi total arrin në 1.5 miliard euro, nga konsorciumi GEK TERNA dhe Hard Rock International.
Linja e re 4 e metrosë së Athinës
Projekt publik me kosto 1.8 miliard euro, që po ndërtohet nga konsorciumi AVAX – Ghella – Alstom. Parashikohet të përfundojë në fund të 2029, por vonesat mund ta shtyjnë deri në 2032 ose më vonë.
VOAK – segmenti Chania–Heraklion (2.05 miliard euro)
Projekti më i madh i infrastrukturës aktualisht në ndërtim në Greqi. Do të ndërtohen 187 kilometra autostradë me akses të kontrolluar, nga GEK TERNA, me përfundim të planifikuar në 2030.
Projekte të reja në horizont
Ndër projektet që pritet të shtohen së shpejti në listë janë parku qeveritar PYRKAL, projekti hekurudhor Alexandroupoli–Ormenio dhe nyja trefishe e Skaramagas.
