Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

18% e banesave të shitura në 6-mujorin e dytë 2024 u blenë nga të huajt

22:50 - Maj 29, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqëritë e ndërtimit dhe agjentët imobiliarë mbeten motorët kryesorë të zhvillimit të tregut të pasurive të paluajtshme në Shqipëri. Rritja e vazhdueshme e çmimeve, kërkesa e lartë, investimet e huaja dhe trendet pozitive për të ardhmen i pozicionojnë këta aktorë si thelbësorë në ekonominë urbane dhe zhvillimin rajonal.

Vrojtimi i Bankës së Shqipërisë mbi gjashtëmujorin e dytë të vitit 2024 përfshin një  kampion të përzgjedhur nga INSTAT, me 230 subjekte (ose 75%-80% të tregut).

Në gjashtëmujorin e dytë të 2024 janë shitur 863 prona, me një mesatare prej 5 shitjesh për subjekt. Gjysma e këtyre shitjeve janë mbështetur nga hua bankare, duke reflektuar qasje të kujdesshme nga ana e blerësve, ndërsa 18% e banesave janë blerë nga jorezidentë, ku 77% i përkasin vendeve të Bashkimit Evropian.

Tirana dhe bregdeti, zonat me potencial të lartë

Ndërtuesit dhe agjentët kanë përqendruar veprimtarinë e tyre kryesisht në zonat periferike të Tiranës, ku janë shënuar rritje të larta të çmimeve, por edhe të numrit të shitjeve. Në të njëjtën kohë, zonat bregdetare si Durrësi, Vlora dhe Saranda po tërheqin gjithnjë e më shumë interes, si nga blerësit vendas, ashtu edhe nga të huajt.

Kohëzgjatja e shitjes ka rënë ndjeshëm në kryeqytet (7.1 muaj nga 9.7 më parë), duke reflektuar kërkesë të lartë dhe efikasitet të agjentëve në përmbylljen e transaksioneve. Në zonat e tjera, koha mesatare për shitje është ulur në 11.6 muaj.

Përfaqësuesit e shoqërive ndërtuese dhe agjentët imobiliarë janë optimistë për të ardhmen, si në planin afatshkurtër (gjashtëmujorin e ardhshëm), ashtu edhe në planin afatgjatë (deri në dy vjet). Ata presin rritje të mëtejshme të çmimeve dhe zgjerim të numrit të pronave për shitje, veçanërisht në Tiranë dhe në zonat bregdetare, më konkretisht 56 % presin qëndrueshmëri, ndërsa 39% presin rritje të çmimit të banesave. Vetëm 4% presin që këto çmime të ulen.

Po kështu, edhe aktiviteti i tregut të qirasë ka qenë i përqendruar në kryeqytet, ku çmimet e qirasë kanë pësuar rritje. Kërkesa për prona me qira, si për banesa, ashtu edhe për hapësira tregtare, është në rritje, çka tregon për një stabilitet të qëndrueshëm të sektorit edhe jashtë shitblerjes./ekofin.al

 

 

Ekofin Media
Ekofin Media
agjentet imobiliare banesa bregdeti pasuri e paluajtshme tregu
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter