Close Menu
Ekofin
    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
    EkofinEkofin
    Subscribe
    • Kreu
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Biznes
    • Tregje
    • Turizëm
    • Green
    • Shëndet
    • Të tjera
    • Bota
    • Blog
    Ekofin

    10 Milionë Pasagjerë, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës kap numrin rekord pa u mbyllur viti 2024

    17:02 - Dhjetor 9, 2024 Aktualitet
    Shpërndaje
    Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) tejkaloi sot shifrën e 10 milionë pasagjerëve ende pa u mbyllur viti 2024, duke vendosur kështu një tjetër rekord historik. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është aeroporti me rritjen më të shpejtë në Evropë që nga pandemia, me një rritje prej 225% krahasuar me vitin 2019.

    Për të shënuar këtë arritje të jashtëzakonshme, pasagjeri i 10 miliontë, i cili mbërriti në Shqipëri përmes linjës ajrore holandeze Transavia, u prit me një ceremoni të posaçme së bashku me pasagjerët e tjerë dhe ekuipazhin.

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media

    Matin Van Der Meij, pasagjeri i 10 miliontë, u shpreh se kjo nuk ishte vizita e tij e pare në Shqipëri, por ishte më surprizuesja sepse prej pritjes kaq të veçantë. Ai tha se me Shqipërinë e lidhte puna por së shpejti planifikon të vijë edhe me familjen për pushime.

    Në aktivitetin e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës morën pjesë, zëvëndës kryeministrja Belinda Balluku, anëtarë të kabinetit qeveritar, perfaqësues të trupit diplomatik, medias, përfaqësues të kompanive ajrore, drejtues nga Kastrati Group dhe Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.

    Drejtori operacional i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, Piervittorio Farabbi, ndau me të ftuarit këtë arritje, duke theksuar punën e palodhur që ka sjellë realizimin e këtij objektivi. « Për të arritur këtu, -u shpreh z,Farabbi, – kemi marrë vendime të rëndësishme dhe kemi ndërtuar strategji inovative, për përmirësimin e përvojës së pasagjerëve. Grupi Kastrati sapo mori menaxhimin e aeroportit investoi për transformimin, rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e cilësisë.

    Me rreth 100 milion euro të investuara në vetëm 3 vitet e para, hapësira e terminalit është trefishuar dhe pritet të shkoje në 100 mije m2, në përfundim të projektit. Fokusi ynë mbetet drejt zhvillimit të qendrueshëm; ndriçimi në të gjitha hapësirat e aeroportit është LED, jemi duke shtuar mjetet elektrike për operacionet në pistë, si edhe kemi në plan të instalojmë panele voltaike që do të prodhojnë 49 MWat energji. Kemi shtuar 15 mijë metra katrorë në zonën e mbërritjeve, 6 stenda të reja për parkimin e avionëve duke shkuar kështu në 29 në total.

    Shumë shpejt do mundësojmë dhe kapacitetet për avionë të linjave transoqeanike për të bërë të mundur fluturime direkte drejt SHBA. Me mbi 129 destinacione direkte, jemi i vetmi aeroport në rajon me një mbulim të gjerë, frekuencë të lartë dhe çmime të përballueshme. Risitë teknologjike në eGates, skanera të gjeneratës së tretë dhe kioskat e vetëshërbimit, konkurojnë me aeroportet më të zhvilluara në botë.”

    Zëvëndës Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku vlerësoi zhvillimin e vazhdueshëm të aeroportit dhe ndikimin e tij në ekonominë e vendit. Ajo shtoi se ky rezultat nuk është vetëm një arritje e aeroportit por edhe e Shqipërisë që arrin të mirëpresë 10 milionë pasagjerë pa mbaruar ende viti. “Në rast se nuk investohet ndjeshëm nuk mund të kemi arritjet që patëm. Ndaj duhet njohur e gjithë puna që është bërë në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, për sa i përket shtimit të kapaciteteve të terminalit, vendqëndrimeve dhe mbi të gjitha teknologjisë së re.11 milionë e 40 vizitorë të hyrë në vendin tonë deri në 30 nëntor dhe të gjithë këta,

    imagjinoni 10 milionë kanë hyrë nga Rinasi. Kështu që 90% e prezantimit të Shqipërisë në momentin e parë të hyrjes bëhet nga kjo portë. Në vitin 2025 kemi marrë një angazhim për të pasur ne këtë aeroport mbi 12 milionë pasagjerë.”

    Në një video mesazh, Drejtori i përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, z.Olivier Jankovec, përshëndeti të pranishmit në ceremoni, në këtë ditë të rëndësishme për aeroportin e Tiranës. “Kjo arritje e bën aeroportin e Tiranës një nga aereoportet më te spikatur për sa i përket rritjes dhe zgjerimit të trafikut në Evropë. Përgëzime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për ndikimin që kjo rritje shënon në ekonominë e vendit dhe zhvillimin e turizmit”.

    Gjithashtu, TIA së bashku me WizzAir organizuan një lojë shpërblyese, ku pasagjerët e pranishëm në terminal patën mundësinë të fitonin dhjetra bileta për fluturime falas në destinacione të ndryshme në Europë. Festa vijoi përgjatë ditës edhe me shfaqje të ndryshme dhe programe argëtuese, duke e transformuar terminalin në një ambjent festiv për të gjithë pasagjerët.

     

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Aeroporti i tiranes belinda balluku kastrati pasagjeri 10 milionë TIA
    Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

    Të ngjashme

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    AAPSK dhe GIZ organizojnë workshop trajnues për kriptoasetet dhe asetet virtuale

    12:47 - Korrik 11, 2025

    Ultimatumi i Ramës: Deri të hënën të gjithë kryetarët e njësive administrative të jenë të shkarkuar

    12:16 - Korrik 11, 2025
    Komento
    Leave A Reply Cancel Reply

    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Ekofin Media
    Kryesore

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    gazetar_113:34 - Korrik 11, 20250

    Shtyhet afati për dorëzimin online në sistemin e tatimeve të dokumenteve të nevojshme në funksion…

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Rama: Ka ardhur koha të kemi një Operator të Shpërndarjes së Ujit!

    11:00 - Korrik 11, 2025
    Na Ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Instagram
    Ekofin Media
    Rreth nesh
    Rreth nesh

    Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

    Kryesore
    13:34 - Korrik 11, 2025

    Dorëzimi online i dokumenteve për shmangien e tatimit të dyfishtë shtyhet në 1 janar 2026

    12:27 - Korrik 11, 2025

    Malaj: Bashkitë të hartojnë planet e shlyerjes së detyrimeve të prapambetura brenda 20 korrikut

    11:34 - Korrik 11, 2025

    Kryeministri: Së shpejti çmimet e reja të referencës, shtëpitë e dyta do të taksohen më shumë

    Të Fundit

    Mbyllen 30 qendra masazhi dhe lokale me muzikë nate në Kosovë

    17:29 - Korrik 11, 2025

    Bitcoin arrin nivelin historik prej 118,400 dollarësh

    17:27 - Korrik 11, 2025

    Guvernatori Sejko me shefen e Misionit të FMN, pavarësia e Bankës Qendrore kyçe për stabilitetin financiar

    13:46 - Korrik 11, 2025
    © 2025 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

    Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter