Rritet ndjeshëm kontrolli teknik i automjeteve, por gjithashtu edhe numri i mjeteve të kthyera për ritestim.
Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR) gjatë periudhës Janar-Shtator 2024 janë testuar rreth 312,000 mjete, duke shënuar një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Sipas raportit rezulton se 31.6% e mjeteve nuk kanë kaluar testimin e parë. Në 46.3% të rasteve mjetet nuk e kaluan testimin për shkak të mangësive vizuale dhe funksionale. 24.6% për problematika në sistemin e shkarkimit të gazrave. 15% për defekte në sistemin e drejtimit dhe 14.1% për probleme në sistemin e frenimit.
Pas dështimit fillestar, 29% e mjeteve janë rikthyer për ritestim. Kjo tregon një angazhim të pronarëve të mjeteve për të përmbushur standardet e sigurisë.
Testimet e kontrollit teknik të mjeteve realizohen në disa qarqe të vendit, por Tirana kryeson procesin e testimeve, duke kryer 112,732 kontrolle. Më pas renditen Durrësi, Fieri dhe Elbasani me rreth 43 ,000, 30,0000 dhe 20,000 kontrolle në 9 muajt e parë të këtij viti.
Numri më i lartë i kontrolleve në këto qarqe krahasuar me qarqet e tjera është edhe rezultat i densitetit më të lartë të automjeteve dhe infrastrukturës së avancuar për shërbimin e kontrollit teknik. Ndërsa në vendin e fundit, renditen Kukësi dhe Saranda, qarqe këto ku u kryen rreth 6,000 kontrolle teknike.
Rezulton gjithashtu se janë çregjistruar përgjithmonë 5,147 mjete me moshë mesatare 22 vjeçare, ose 13.9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.





