Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Wizz Air zgjeron mënyrat e pagesave me Apple Pay dhe Google Pay

21:08 - Shtator 26, 2024 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore globalisht, njofton se ka shtuar më tej mënyrat e pagesës me Apple Pay dhe Google Pay në aplikacionin e saj celular, duke rritur më tej komoditetin e rezervimit dhe menaxhimit të udhëtimeve për pasagjerët e saj. Ky funksion i ri është i disponueshëm tashmë në aplikacionin zyrtar të Wizz Air, në pajisjet iOS dhe Android.

Me integrimin e këtyre kanaleve të njohura të pagesave digjitale, Wizz Air vazhdon të vendosë përparësi në përvojën e klientit duke ofruar opsione më të lehta të pagesës. Udhëtarët tani mund të përfitojnë nga një proces blerjeje i shpejtë dhe i sigurt, si për biletat, ashtu edhe për blerjen e shërbimeve shtesë. Kjo nismë plotëson pranimin e fundit të kartave Revolut në bord nga Wizz Air, duke shënuar një hap të rëndësishëm përpara në angazhimin e linjës ajrore për të zgjeruar zgjidhjet e saj të pagesave. Shtimi i opsionit të Apple Pay dhe Google Pay thekson përkushtimin e Wizz Air për t’u përshtatur me nevojat e ndryshueshme të klientëve të saj, duke e bërë planifikimin e udhëtimit sa më të lehtë dhe të efektshëm.

Funksioni i ri lejon klientët të bëjnë pagesa të shpejta dhe të lehta deri në 10 ditë para nisjes, dhe është veçanërisht i dobishëm për klientët, të cilët rezervojnë në minutën e fundit dhe duan të përfitojnë një marrëveshje të mirë. Mbi 30% e udhëtarëve preferojnë të blejnë shërbime dhe produkte shtesë në një fazë të mëvonshme të procesit të rezervimit, dhe pothuajse gjysma e klientëve e bëjnë këtë përmes aplikacionit. Me futjen e këtyre opsioneve të reja të pagesës, shtimi i shërbimeve shtesë në një rezervim është bërë më i lehtë se kurrë.

Remus Moraru, Shefi i e-Commerce në Wizz Air, tha: “Jemi të ngazëllyer për të përmirësuar opsionet tona të pagesës me shtimin e Apple Pay dhe Google Pay. Kjo shtesë jo vetëm që thjeshton procesin e rezervimit për pasagjerët tanë, por gjithashtu thekson përkushtimin tonë për të ofruar zgjidhje inovative dhe të përshtatshme që plotësojnë nevojat e udhëtarëve modernë. Kjo është veçanërisht e dobishme për klientët, të cilët rezervojnë në minutën e fundit dhe vlerësojnë një proces të shpejtë rezervimi, ose për ata që duan të shtojnë shërbime disa ditë para fluturimit.”

Rreth Wizz Air: Wizz Air, linja ajrore me kosto ultra të ulët që rritet më shpejt në Evropë, operon me një flotë prej 214 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të përkushtuar të aviacionit ofron shërbim superior dhe çmime shumë të ulëta, duke e bërë Wizz Air zgjedhjen e preferuar të 62 milionë pasagjerëve nga prilli 2023 deri në mars 2024 (FY24). Wizz Air është listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania është shpallur kohët e fundit një nga pesë linjat ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produkteve, dhe Linja Ajrore e Vitit nga Air Transport World në 2020, si dhe Linja Ajrore e Vitit nga Air Transport Awards në 2019 dhe 2023. Wizz Air gjithashtu është njohur si “Linja Ajrore me Kosto të Ulët më të Qëndrueshme” brenda Çmimeve të Qëndrueshmërisë Botërore të Financës në 2022 dhe “Grupi i Linjave Ajrore më të Qëndrueshme Mjedisore” nga Çmimet e Ekselencës së CAPA-Centre for Aviation 2022-2023.

Për më shumë informacion:

V+O Communication Albania: [email protected]

Wizz Air Group: [email protected]

Na ndiqni në Instagram: @wizzair

Na ndiqni në Facebook: @wizzair

Na ndiqni në X: @wizzair

Na ndiqni në TikTok: @wizzair

Marrëdhënie me publikun

Ekofin Media
Ekofin Media
Apple Pay linja ajrore low cost pagesa wizz air
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026

Ligj i ri për sistemin e pagesave, hapet rruga për integrimin me tregun financiar të BE-së

09:49 - Korrik 13, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter