Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Wizz Air feston Ditën e Verës në Shqipëri, zbritje deri në 15% për fluturimet drejt dhe nga Tirana

16:08 - Mars 14, 2025 Të tjera
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Wizz Air, linja ajrore më e qëndrueshme mjedisore në EMEA , i bashkohet Shqipërisë në festën e Ditës së Verës me një ofertë të veçantë për udhëtarët. Vetëm më 14 Mars, pasagjerët mund të përfitojnë një zbritje prej 15% në fluturime të përzgjedhura drejt dhe nga Tirana, duke pasur kështu një mundësi ideale për të rezervuar një udhëtim emocionues në pranverë, ose në fillim të verës.

Kjo zbritje ekskluzive vlen për një përzgjedhje të destinacioneve më të njohura, duke përfshirë Salernon, Valencian, Venecian, Romën dhe Barin, e duke i ofruar udhëtarëve mundësinë të eksplorojnë peisazhe mahnitëse bregdetare, qytete plot gjallëri dhe vende me përvoja të pasura kulturore, me çmime të pakrahasueshme. Promocioni është i vlefshëm për rezervimet e bëra më 14 mars, për periudhën e udhëtimit të shtrirë deri më 15 qershor 2025.

Si një nga festat, tashmë të kthyera në traditë, më të dashura të Shqipërisë, Dita e Verës shënon ardhjen e ditëve më të ngrohta dhe simbolizon rinovimin, gëzimin dhe aventurën. Në frymën e kësaj feste, Wizz Air fton udhëtarët shqiptarë të përqafojnë sezonin duke planifikuar udhëtimin e tyre të radhës drejt disa prej destinacioneve më të kërkuara në Evropë:

  • Salerno, Itali – E pozicionuar përgjatë bregdetit mahnitës të Amalfit, Salerno ofron pamje piktoreske buzë detit, rrugica historike plot hijeshi dhe mundësi për të arritur lehtësisht destinacione të famshme si Pompei dhe Positano. Udhëtarët mund të shijojnë prodhimet e shkëlqyera të detit dhe gatimet tradicionale si scialatielli ai frutti di mare (makarona shtëpie me prodhime deti).
  • Venecia, Itali – Qyteti magjik i kanaleve ofron një përvojë të përjetshme me shëtitjet ikonike me gondola, arkitekturën mbresëlënëse dhe skenën e gjallë artistike. Vizita nuk do të quhej e plotë pa provuar sarde in saor (sardele të friguara dhe të marinuara me të ëmbël e të kripur) dhe pa eksploruar tregun gjallërues të Rialtos.
  • Valencia, Spanjë – Një qytet ku historia dhe moderniteti ndërthuren në mënyrë të përsosur, Valencia është shtëpia e paella Valenciana-s së famshme në mbarë botën, plazheve mahnitëse dhe qytetit futuristik të Arteve dhe Shkencave. Vizitorët mund të eksplorojnë gjithashtu qendrën historike mbresëlënëse dhe të përjetojnë emocionet e festivaleve kulturore dinamike të qytetit.
  • Roma, Itali – Qyteti i Përjetshëm ofron një udhëtim historik unik nëpër monumente të famshme si Koloseu, Vatikani dhe Shatërvani i Trevit. Dashamirësit e kulinarisë mund të shijojnë cacio e pepe ose supplì, ndërsa shëtisin nëpër sheshet madhështore të Romës.
  • Bari, Itali – Një qytet portual plot gjallëri e me një trashëgimi të pasur detare, Bari është i njohur për qendrën e tij historike piktoreske, makaronat orecchiette dhe bregdetin mahnitës të Adriatikut. Udhëtarët mund të eksplorojnë rrugicat mesjetare të Bari Vecchia (Bari i Vjetër) dhe të vizitojnë Bazilikën e Shën Nikollës.

Pasagjerët mund të rezervojnë fluturimet e tyre me zbritje drejtpërdrejt në wizzair.com, ose përmes aplikacionit celular të Wizz Air. Me përkushtimin e saj për të ofruar çmime të ulëta dhe destinacione tërheqëse, Wizz Air u mundëson pasagjerëve të shijojnë udhëtime të rehatshme dhe me kosto të përballueshme, ndërsa festojnë Ditën e Verës në Shqipëri.

“Jemi të entuziazmuar që po i afrojmë udhëtarët më pranë destinacioneve të tyre të ëndrrave, ndërsa festojmë një nga traditat më të dashura të Shqipërisë. Qoftë duke eksploruar një qytet historik, duke shijuar kuzhinën lokale apo duke u relaksuar pranë detit, promocioni ynë për Ditën e Verës ofron mundësinë ideale për një udhëtim të paharrueshëm,” u shpreh Gabriele Imperiale, Menaxhere e Komunikimeve Korporative në Wizz Air.

Ekofin Media
Ekofin Media
dita e verës fluturimet shqipëri tirana wizz air
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

Rritet numri i shqiptarëve që udhëtojnë jashtë vendit, pse duhet sigurimi i shëndetit 

15:10 - Korrik 14, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

gazetar_106:04 - Korrik 22, 20260

Banka e Shqipërisë ka publikuar normat e reja maksimale të interesit për kreditë konsumatore, të…

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 22, 2026

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:03 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:00 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

Normat maksimale të interesit për kreditë e vogla deri në 200 mijë lekë zbresin sërish në 51.37% në korrik

06:04 - Korrik 22, 2026

Fatura e Strasburgut për Shqipërinë u rrit në 20.1 milionë euro në fund të majit 2026

06:03 - Korrik 22, 2026

Reforma territoriale nuk matet me hartën, por me qytetarin

06:00 - Korrik 22, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter