Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Vlera për kompensimin e ish-pronarëve llogaritet 1.2 miliardë euro, por mund të ndryshojë nga ankimimet

13:43 - Mars 27, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ndryshimi ligjor i afatit të shqyrtimit të kërkesave në rrugë administrative nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronës parashikoi shtyrjen e afatit për shpërndarjen e vlerës së kompensimit financiar deri në vitin 2028.

Vlera totale e vendimeve me të drejtë kompensimi të vlerësuar financiarisht është 121 miliardë lekë, por vlera pritet të ndryshojë pasi ATP është në pritje të përfundimit të ankimimeve nga subjektet në bazë të afateve ligjore.

Të dhënat vjetore të vitit 2024 tregojnë se Agjencia e Trajtimit të Pronave, nga hyrja në fuqi e ligjit 133/2015 deri në mbylljen e procesit të vlerësimit, ka ndërmarrë procedurat administrative të vlerësimit financiar për 27 023 vendime përfundimtare për kompensim të viteve 1993 – 2013.

Nga të dhënat e përditësuara dhe vlerësimi financiar i vendimeve përfundimtare rezulton se 20,532 vendime u vlerësuan financiarisht, nga të cilat 915 vendime u vlerësuan gjatë vitit 2024.

Nga këto të fundit, 536 janë me vlerë pozitive 4,298,056,137 lekë dhe 73 rezultojnë me vlerë negative -647,043,914 lekë. Ndërsa për 306 vendime pritet plotësimi i dokumentacionit nga ana e subjekteve.

Ndërkohë, janë 3126 vendime ku nuk është përcaktuar se ku bie parablerja; 2532 vendime për të cilat subjekti konsiderohet i kompensuar, vlera prej – 27,783,163,951.37 lekë; 833 vendimet e fshira gjatë procesit të rivlerësimit të vendimeve; 3,919 vendimet e prekura nga ndryshimet ligjore dhe fatura financiare është rritur me 16,015,625,979.13 lekë pas ndryshimeve ligjore.

Sa i përket kompensimit financiar e fizik i vendimeve përfundimtare që kanë njohur të drejtën e kompensimit, nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 133/2015, janë depozituar 2,570 kërkesa për kompensim financiar dhe fizik, nga të cilat janë ekzekutuar 33.85%, përkatësisht 870 vendime, me një vlerë totale prej 8,414,526,544.07 lekë.

Nga këto, 87 vendime janë mbyllje procedimi, ndërsa është shpërndarë gjithashtu një sipërfaqe prej 765 ha tokë nga fondi fizik. Pjesa e mbetur e kërkesave nuk është ekzekutuar kryesisht për shkak të mungesës së dokumentacionit të nevojshëm, vonesave nga ndryshimet ligjore, mungesën e deklaratave noteriale, problematika të lidhura me tagrin e prokurave dhe çështje të tjera administrative që kanë penguar përfundimin e procedurave ligjore.

Gjatë vitit 2024, Agjencia e Trajtimit të Pronave ka vijuar me procesin e kompensimit financiar dhe fizik, në përputhje me kuadrin ligjor në fuqi përmes mekanizmave të përcaktuar për kompensimim dhe rezulton se gjatë periudhës janar – dhjetor 2024, për kompensimin financiar dhe fizik dhe kompensim me kërkesë veçantë, për kompensimin deri në 1, 500, 000 lekë rezultojnë 24 vendime të ekzekutuara, vlera e të cilave arrin në 18,618,191 lekë;

Ndërsa për kompensimin e veçantë 40%, rezultojnë 23 vendime, ku përfitimi total i subjekteve është në masën 487,031,286 lekë.

Nga kjo shumë kësti i parë i ekzekutuar është në shumë 98, 852,787 lekë, me vlerë të kursyer për buxhetin e shtetit 803,112,459 lekë./ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
atp financiarë kompensimi i pronave pronarët
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

Andrea Bocelli magjeps Venecian me koncertin jubilar për 30-vjetorin e albumit “Romanza”

16:02 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter