Ndryshime vizuale, teknologjike dhe përmbajtësore. Janë këto disa nga përmirësimet e faqes së re zyrtare të grupit më të madh austriak të sigurimeve, Vienna Insurance Group, e pranishme pothuajse në të gjitha shtetet e Evropës Qendrore e Lindore, përfshirë prej vitesh edhe në Shqipëri, me shoqërinë SIGMA.
Gjithashtu, faqja zyrtare e ëebit të grupit të sigurimeve do të ketë për herë të parë edhe domainin e tij indentifikues me prapashtesën “Vig”, www.group.vig. Me dizajnin modern, faqja krijon jo vetëm më shumë lehtësi për përdoruesit, por edhe më shumë interaktivitet. Shoqëria njofton se ajo është ideuar më së shumti për aplikantë për punë dhe aktorët e tregjeve të kapitalit, të cilët vlerësohen si target grupet kryesore të audiencës për kompaninë.
Rëndësi u është kushtuar edhe elementëve komunikativë, duke përdorur më shumë imazhe në lëvizje, “përmes shifrave që flasin”, mikroanimime ose edhe video. Ndër rregullimet e tjera janë integrimi i kaneleve të mediave sociale të VIG me faqen, optimizimi i shikueshmërisë së faqes për smartfonët dhe tabletat, si edhe përmirësimi i aksesueshmërisë.
“Ne kemi analizuar në mënyrë të detajuar target grupet dhe kanalet tona digjitale, për t’u siguruar që komunikimi ynë përmes rrjeteve dhe faqes zyrtare të godasë në shenjë. Një nga objektivat është të ritheksojmë përmasat e grupit dhe diversitetin, duke prezantuar një faqe zyrtare bashkëkohore, bazuar në teknologjinë më të fundit. Në seksionin e ri të tregjeve, kemi krijuar hapësira shtesë për më shumë se 50 kompani sigurimi dhe fonde pensione për të prezantuar produktet dhe projektet e tyre inovative,” shprehet Wolfgang Haas, Drejtues i Komunikimit dhe Marketingut në VIG.
Vienna Insurance Group (VIG) është një grup lider në Evropën Qendore dhe Lindore. Më shumë se 50 shoqëri sigurimi dhe fonde pensionesh në 30 shtete, ku bën pjesë edhe Shqipëria, formojnë një grup me traditë shumëvjeçare në sigurime. Rreth 29 mijë punonjës përkujdesen çdo ditë për rreth 28 milionë klientë.
Kompania me CEO të ri në 1 korrik
Hartëig Löger është zgjedhur si Drejtor i Përgjithshëm dhe Kryetar i Bordit Drejtues të Vienna Insurance Group (VIG), pasi një votimi të anëtarëve. Löger do të marrë drejtimin e grupit gjigand austriak të sigurimeve duke nisur nga 1 korriku, ndërsa Peter Höfinger do të jetë Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm. Gjithashtu në bordin e ri do të jenë edhe Liane Hirner, Gerhard Lahner, Gábor Lehel dhe Harald Riener, të gjithë me mandat deri në 30 qershor 2027. Me kërkesën e tyre, anëtarët e Bordit, Elisabeth Stadler dhe Peter Thirring, nuk do t’i shtyjnë mandatet e tyre, që u mbarojnë në 30 qershor, pasi parashikojnë të dalin në pension. Gjatë viteve të fundit, Stadler ka qënë edhe Drejtuesja e grupit austriak të sigurimeve. /ekofin.al

