Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Vendimi i ri për kompensimin e pronave, si do të bashkëpunojë ATP me Kadastrën

20:53 - Tetor 16, 2024 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Trajtimi i kompensimit fizik të subjekteve sa u përket pasurive të paluajtshme nuk do të jetë më vetëm në tagrin e Agjencisë së Trajtimit të Pronave. Vendimi i Këshillit të Ministrave ngarkon Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për të bashkërenduar punën me ATP-në.  

Bashkëpunimi do të sjellë realizimin e veprimtarisë jo vetëm për trajtimin e kompensimit fizik të subjekteve, por edhe për evidentimin e pronave të paluajtshme të shtetit, përmirësimin/përditësimin e regjistrit të këtyre pasurive dhe komponentëve të tyre në funksion të kalimit në fondin e kompensimit fizik të subjekteve të shpronësuara; verifikimin e gjendjes juridike të fondit të tokës bujqësore, pyll, livadh, kullotë, i cili është në dispozicion të ATP-së në fondin fizik të kompensimit; kalimin e pronësisë pa shpërblim të tokës bujqësore etj.

Veprimtaria do të kryhet në përmbushje të ligjit “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.

Vendimi parashikon se shkëmbimi i informacionit mes institucioneve do të kryhet nëpërmjet përdorimit të moduleve digjitale, të miratuara me ligj. Përjashtimisht do të kryhet në rrugë shkresore ose nëpërmjet postës elektronike nëse do të ketë probleme informatike/infrastrukturore, deri në tejkalimin e tyre apo nëse informacioni që është ofruar paraprakisht në mënyrë digjitale nuk është i plotë apo kur është i nevojshëm interpretimi i tij.

Për të miratuar kompensimin fizik, ATP-ja duhet të mbështetet në informacionin kadastral dhe në informacionin për proceset kalimtare të pronësisë sipas ligjit në fuqi, si dhe nuk mund të vendosë për kompensimin fizik të subjekteve të shpronësuara, për pasuritë që janë objekt i proceseve kalimtare të pronësisë. Përjashtim bën rasti kur kemi të bëjmë me kërkesa për kalimin e pronësisë pa shpërblim të tokës bujqësore.

 Ndërsa sa i përket zbatimit të vendimeve të Këshillit të Ministrave, që disponojnë për kompensimin e pronarëve joposedues mbi truallin e zënë nga ndërtimet pa leje, procedura parashikon që në momentin e legalizimit të ndërtimit dhe të regjistrimit të tij, në kartelën e pasurisë së parcelës ndërtimore, në seksionin “Informacione të tjera”, vendoset shënimi, që tregon se pasuria, ose një pjesë e saj do t’i nënshtrohet kompensimit. Me hyrjen në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave, në kartelën e pasurisë duhet të pasqyrohet vendimi i kompensimit për pronarin joposedues dhe kalimi i pronësisë.

ATP-ja, përpara se të ekzekutojë pagesën për kompensimin e pronarit joposedues, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, duhet t’i kërkojë ASHK-së konfirmimin e gjendjes juridike, pjesët takuese të bashkëpronarëve, informacionin, nëse pasuria është e lirë nga çdo barrë apo detyrim, që mund të jetë vendosur mbi pronën që është tjetërsuar gjatë procesit të legalizimit. Vendimi për kompensim fizik të pronarit duhet t’i njoftohet ASHK-së.

Procedura për përditësimin e fondit të tokës realizohet në mënyrë të përmbledhur me identifikimin nga ASHK dhe tregimin e pozicionit grafikisht të tokës që hiqet nga fondi dhe me kërkesë të ATP-së do të identifikojë një pasuri zëvendësuese, mundësisht në të njëjtën zonë ose me vlerë ekuivalente.

ATP-ja akseson bazën e të dhënave të ASHK-së për të verifikuar nëse prona që do të shërbejë për kompensim fizik është në pronësi të shtetit e nuk u shërben proceseve kalimtare apo nuk ka asnjë pretendim nga të tretët. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
ASHK atp kompensimi i pronave rregullat VKM
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter