Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Vendimet e Qeverisë/ Shqipëri-Kosovë njihen kontributet, lehtësim lejeve të punës, unifikim abetares

13:32 - Nëntor 24, 2021 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka miratuar dy marrëveshje, që pritet të firmosen në mbledhjen e përbashkët Shqipëri-Kosovë ditën e premte.

Marrëveshjet kanë të bëjnë me lehtësimin e procedurave për marrjen e lejes së qëndrimit dhe të punës, si dhe për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore për të dyja vendet.

”Sot miratuam një nga marrëveshjet që do nënshkruajmë në mbledhjen e përbashkët me Kosovën, e cila ka të bëjë me lejet e qëndrimit të shtetasve respektivë. Do të marrim thjesht me një aplikim dhe pa dokumente lejen e qëndrimit për 5 vite në Shqipëri dhe brenda lejes së qëndrimit do jetë edhe leja e punës dhe është lajmi i mirë edhe për shqiptarët në Kosovës që do marrin leje qëndrimi në Kosovë me procedura të lehtësuar nga sa janë sot”, deklaroi ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

“Sot prezantojnë një marrëveshje që do nënshkruhet me Kosovën me mbrojtjen sociale të shqiptarëve për njohjen e sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Kosovës. Marrëveshja është për të siguruar një trajtim të barabartë të punësuarve që do i njihen kontributet e sigurimit në të dyja vendet. Marrëveshja do të njoh të gjitha periudhat e sigurimeve”, tha ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj.

Abetarja, e unifikuar në të gjitha shkollat e vendit

Teksti i Abetares do të jetë i unifikuar në të gjithë shkollat e vendit, deklaroi ministrja e Arsimit, Evis Kushi.

“Morëm një vendim të rëndësishëm që lidhet me përjashtimin nga procedura e përzgjedhjes së mësuesve në bazë shkolle të tekstit të Abetares. Në arsimin parauniversitar, për çdo lëndë kemi tekste alternative dhe mësuesit në çdo shkollë mblidhen dhe zgjedhin një nga tekstet e miratuara. Kemi vendosur të përjashtohet kjo procedurë teksti i abetares. Kjo na ndihmon të kemi një qasje dhe metodologji të njëjtë kudo. Ne do punojmë për këtë projekt, një gjuhë, një Abetare, dhe në fillim të vitit shkollor 2022-2023, të gjithë vogëlushët të kenë të njëjtën Abetare”.

Ekofin Media
Ekofin Media
qeveria vendimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

gazetar_113:08 - Qershor 6, 20260

Bordi i Transparencës ka vendosur një tjetër ulje të çmimeve të karburanteve në tregun vendas,…

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

07:12 - Qershor 6, 2026

Tkurrja e bluzave të bardha, 1,522 mjekë përballuan 7.38 milionë vizita në 2025

07:02 - Qershor 6, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

13:08 - Qershor 6, 2026

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

12:17 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

07:12 - Qershor 6, 2026

Më pak fonde në dispozicion këtë vit për bizneset, fasonët dhe artizanët thuajse jashtë mbështetjes

Karburantet bien sërish, nafta në 190 lekë/litër dhe benzina në 173 lekë

13:08 - Qershor 6, 2026

Mbrojtje e veçantë, Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s

12:17 - Qershor 6, 2026

“Turisti per Caso”: Shqipëria mes së shkuarës dhe së ardhmes

09:22 - Qershor 6, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter