Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Austriaku Hannes Takacs emërohet drejtues i BERZH për Shqipërinë

12:05 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026

“USA Today”: Shqipëria, alternativa ideale për turistët që kërkojnë Evropën autentike

09:55 - Korrik 2, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“USA Today”: Shqipëria, alternativa ideale për turistët që kërkojnë Evropën autentike

09:55 - Korrik 2, 2026 Turizëm
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ballkani po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen, si një destinacion evropian më i përballueshëm dhe më pak i frekuentuar nga turistët, shkruan media amerikane “USA Today”.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, veçohen për peizazhet e tyre mahnitëse natyrore, ndërthurjen e kulturave dhe raportin e shkëlqyer cilësi-çmim.

Sipas ekspertëve të udhëtimeve, rajoni u ofron vizitorëve, mundësinë për të zbuluar vende autentike, përpara se të kthehen në destinacione të turizmit masiv.

Në një kohë kur shumë destinacione evropiane janë të tejmbushura me turistë dhe gjithnjë e më të shtrenjta, Ballkani po shfaqet si një alternativë e re.

Përveç Kroacisë dhe Sllovenisë, pjesa tjetër e rajonit vazhdon të japë ndjesinë e një vendi ende të pazbuluar.

“Ballkani po kalon momentin e tij, sepse u ofron vizitorëve atë që Evropa Jugore ofronte 20 vite më parë, ndjesinë e zbulimit të vërtetë, çmime të shkëlqyera dhe përjetimin e të qenit në një vend të qetë, përpara se të zbulohen nga turmat madive”, tha Lee Thompson, drejtor i marketingut dhe bashkëthemelues i kompanisë së udhëtimeve aventurore “Flash Pack”, e cila organizon udhëtime për persona që udhëtojnë vetëm.

“Mund të udhëtosh lehtësisht nga një vend në tjetrin, të ndalosh në një restorant autentik lokal, ku nuk sheh pothuajse asnjë turist dhe të shijosh ushqime, që janë specialitete të banorëve vendas. Pikërisht këtë po kërkojnë turistët sot”, shtoi ai.

Një shembull i qartë është Shqipëria. Ajo ishte destinacioni numër një për vizitorët amerikanë të “Flash Pack”, gjatë vitit 2025, duke regjistruar një rritje prej 300 për qind, të rezervimeve brenda vetëm një viti.

“Nuk është aspak çudi që po përjeton një bum të tillë”, tha Thompson.

“Shqipëria të jep ndjesinë e Greqisë së dikurshme, përpara se ta zbulonte e gjithë bota. Është një perlë e fshehur e Evropës”, shtoi ai.

Nëse po planifikoni një udhëtim në Evropë, Shqipëria është ndër alternativat, që ia vlen të zbulohet.

Shqipëria – Destinacioni mesdhetar i përballueshëm

Ky vend i vogël malor, i vendosur në veri të Greqisë dhe në jug të Malit të Zi, është një parajsë për adhuruesit e natyrës dhe ecjeve malore, falë shtigjeve spektakolare në Alpet Shqiptare.

Bukuria e vendit nis vetëm pak minuta pasi largoheni nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ku rruga kalon mes kullotash që të kujtojnë peizazhet e ishujve grekë.

Ndoshta pjesa më tërheqëse është se Shqipëria është shumë më e përballueshme financiarisht, sesa destinacione si Greqia apo Zvicra.

“Shqipëria është një nga destinacionet më ekonomike në Evropë”, tha Thompson.

“Por nuk bëhet fjalë vetëm për çmimet. Shqipëria është gjithashtu një nga vendet më të bukura dhe ende më pak të zbuluara në kontinent”, shtoi ai.

Ekspertët këshillojnë që Tirana të përdoret si bazë për udhëtimin dhe të merret një makinë me qira për të eksploruar malet dhe plazhet.

Duke qenë se Shqipëria është relativisht e vogël, afërsisht sa shteti amerikan i Vermontit, lëvizja nga njëra zonë në tjetrën është e lehtë.

“Na pëlqeu jashtëzakonisht shumë të vizitonim kështjellat, vendet e mbrojtura nga UNESCO, të dilnim në qytet për aperitiv dhe thjesht të shijonim atmosferën duke vëzhguar jetën e përditshme”, tha krijuesja e përmbajtjeve për udhëtime Sara Campana.

“Të udhëtosh në Shqipëri, por edhe në Ballkan në përgjithësi, është çuditërisht e lehtë. Ka shumë mundësi transporti dhe çmimet janë shumë të favorshme, prandaj si Shqipëria ashtu edhe vendet fqinje arrihen pa vështirësi”, shtoi Campana.

Sipas Thompson, paketa turistike “Untouched Albania” e “Flash Pack” u krijua pasi shumë turistë, kërkonin një destinacion që të dukej ende i pazbuluar.

“Dhe, për momentin, Shqipëria vazhdon ta ofrojë pikërisht këtë ndjesi”, tha ai.

“Vendi ka kaluar një proces të shpejtë zhvillimi në fushën e turizmit. Nuk ka qenë gjithmonë destinacioni më i lehtë për t’u operuar, por gjërat po përmirësohen me ritme të shpejta. Po ndërtohen më shumë rrugë, po rritet kultura e mikpritjes dhe bukuria e saj natyrore është e pamohueshme”, theksoi ai.

Fakte kryesore:

Shqipëria ishte destinacioni më i kërkuar nga turistët amerikanë të “Flash Pack” në vitin 2025, duke shënuar një rritje prej 300 për qind të rezervimeve.

Shqipëria ka një sipërfaqe afërsisht sa shteti amerikan i Vermontit.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është porta kryesore hyrëse, ndërsa Alpet Shqiptare janë ndër destinacionet më të preferuara për ecje malore./ATSH

Ekofin Media
Ekofin Media
Alternativa evropën shqipëria usa today
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nga qytetet e UNESCO-s te plazhet e Jonit, media italiane zbulon 15 mrekullitë e Shqipërisë

12:22 - Korrik 1, 2026

Media gjermane: Pesë arsye pse Shqipëria meriton të jetë destinacioni juaj për pushime

10:54 - Qershor 30, 2026

Shqipëria përdor vetëm 10.5% të burimeve të saj ujore, mes vendeve me presionin më të ulët në Evropën Jugore

13:20 - Qershor 29, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

gazetar_111:10 - Korrik 2, 20260

Sasia e mbetjeve të ngurta urbane të menaxhuara në Shqipëri ka vijuar të rritet edhe…

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

09:47 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: Synojmë që pensioni mesatar të arrijë 400 euro në vitin 2029

09:44 - Korrik 2, 2026

Shëndetësia ka nevojë për ilaçe, pajisje e kushte, por investimet u realizuan vetëm 47.8% e buxhetit fillestar në 2025

06:04 - Korrik 2, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:10 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

09:47 - Korrik 2, 2026

Rama: 15 milionë euro shtesë për barna onkologjike

09:44 - Korrik 2, 2026

Ibrahimaj: Synojmë që pensioni mesatar të arrijë 400 euro në vitin 2029

Austriaku Hannes Takacs emërohet drejtues i BERZH për Shqipërinë

12:05 - Korrik 2, 2026

Mbetjet urbane në Shqipëri rriten me 4.5% në 2025, riciklimi mbetet në vendnumëro

11:10 - Korrik 2, 2026

“USA Today”: Shqipëria, alternativa ideale për turistët që kërkojnë Evropën autentike

09:55 - Korrik 2, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter