Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Ulen komisionet e ndërmjetësimit në sigurime

13:26 - Shkurt 2, 2023 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Shoqëritë e sigurimit ulën ndjeshëm komisionet e ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik, duke i paraprirë madje edhe uljes së mëtejshme të përcaktuar në rregullore nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në fuqi nga janari i këtij viti.

Sipas njoftimit të AMF-së, nga raportimet e bëra për vitin 2022, komisionet e ndërmjetësimit janë ulur në një mesatare tregu prej 17.5%, ndërsa përpara hyrjes në fuqi të rregullores, këto komisione ishin mesatarisht rreth 27%.

Bazuar në rregulloren e AMF, duke nisur nga janari i vitit 2023, shoqëritë e sigurimit nuk mund të aplikojnë komisione ndërmjetësimi më të larta se 18% të primit të shkruar bruto. Por ndërkohë, nga mesatarja në nivel tregu, rezulton se kjo kuotë është aplikuar në masën më të madhe nga shoqëritë e sigurimit që në vitin 2022. Kufizimi me rregullore i komisioneve të ndërmjetësimit ka sjellë në përgjithësi ulje të kostove të marrjes në sigurim për shoqëritë e Jo-Jetës. Sipas të dhënave, rezulton se shpenzimet për sigurimet e detyrueshme motorike (TPL, Karton Jeshil, Policë Kufitare) për vitin 2022 kanë zbritur në një mesatare tregu prej 24%, nga rreth 33% që ishin përpara hyrjes në fuqi të rregullores.

Referuar njoftimit pwr media synimi i vendosjes së niveleve tavan të komisioneve për ndërmjetësit (agjentët/brokerat) ishte rritja e eficiencës së shpenzimeve të shoqërive të sigurimit të Jo-Jetës.

“Kufizimi i nivelit të komisioneve të ndërmjetësimit në sigurimin e detyrueshëm motorik ka sjellë përgjithësisht edhe një ulje të mesatares së komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu”, shkruhet në njoftim. Kështu, nga një mesatare komisionesh prej 26% përpara hyrjes në fuqi të rregullores së AMF, në fund të vitit 2022, mesatarja e komisioneve për të gjitha produktet e sigurimit në nivel tregu ka zbritur në 21%.

Ekofin Media
Ekofin Media
komisione sigurime
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Nafta në Itali kapërcen 2.6 euro për litër, qeveria shqyrton uljen e taksave mbi karburantet

12:55 - Korrik 26, 2026

Nga Paqësori te Myzeqeja: Çfarë mund të nënkuptojë El Niño për fermerët shqiptarë

10:15 - Korrik 26, 2026

“Turisti per Caso”: Ksamili, destinacioni shqiptar që po kryeson listat turistike të Evropës për verën 2026

10:10 - Korrik 26, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter