Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Pagesat e planifikuara nga buxheti për kontratat koncesionare dhe partneritetet publike-private pritet të ulen vetëm me 5.3% gjatë vitit 2026, megjithëse tri kontrata në sektorin e shëndetësisë përfundojnë brenda vitit.

Sipas raportit të Ministrisë së Financave, fondi vjetor për PPP-të me mbështetje buxhetore është parashikuar në rreth 12.64 miliardë lekë, ose 714 milionë lekë më pak se pagesat faktike prej rreth 13.36 miliardë lekësh të kryera gjatë vitit 2025.

Nga fondi i këtij viti, rreth 5.6 miliardë lekë janë planifikuar për kontratat e klasifikuara si investime, ndërsa 7.05 miliardë lekë do të shkojnë për shpenzime korente.

Ulja lidhet kryesisht me përfundimin e kontratës së sterilizimit në mars 2026 dhe me planet më të ulëta të pagesave për Check-up-in dhe hemodializën, kontrata që gjithashtu përfundojnë gjatë këtij viti.

Për sterilizimin janë planifikuar 700 milionë lekë gjatë vitit 2026, nga rreth 1.9 miliardë lekë të paguara në vitin 2025. Deri në përfundimin e kontratës në mars ishin paguar 582.8 milionë lekë, ose 83.3% e fondit vjetor.

Për Check-up-in, plani vjetor është rreth 699.8 milionë lekë, ndërsa deri në maj ishin paguar 381 milionë lekë. Kontrata e hemodializës ka një fond prej 815 milionë lekësh, nga të cilat 348.6 milionë lekë ishin paguar gjatë pesë muajve të parë.

Megjithëse këto tri kontrata po mbyllen, fatura e përgjithshme e PPP-ve mbetet në rreth 12.6 miliardë lekë, pasi buxheti vijon të financojë kontratat e tjera afatgjata në infrastrukturë, shëndetësi dhe trajtimin e mbetjeve.

Rreth 4 miliardë lekë të paguara deri në maj

Në pesë muajt e parë të vitit u raportuan 11 kontrata koncesionare dhe PPP me mbështetje buxhetore, por pagesa faktike u kryen vetëm për nëntë prej tyre. Pas përfundimit të sterilizimit në mars, numri i kontratave aktive ka zbritur në dhjetë.

Ndërkohë, pagesat e kryera gjatë janar–majit arritën në 3.96 miliardë lekë ose rreth 41 milionë euro, duke përfaqësuar 31.3% të fondit të planifikuar për gjithë vitin. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, fatura u ul me rreth 286.5 milionë lekë, ose 6.8%.

Përfituesja më e madhe gjatë pesëmujorit ishte kontrata e Rrugës së Arbrit, për të cilën u paguan 960 milionë lekë. Pas saj renditen shërbimi i skanimit të kontejnerëve me 606.3 milionë lekë, sterilizimi me 582.8 milionë lekë dhe laboratorët mjekësorë me 546.6 milionë lekë.

Për subvencionimin e autostradës Milot–Morinë nuk u krye asnjë pagesë gjatë pesëmujorit. Pagesat nuk kanë nisur as për Portin e Integruar në Triport të Vlorës, pasi modeli financiar parashikon që financimi nga buxheti të fillojë jo më herët se tre vjet nga data efektive e kontratës dhe pasi të jetë realizuar i gjithë vëllimi i punimeve, thuhet në raport.

Inceneratori i Tiranës mori 30.5% të pagesave të majit

Sipas të dhënave, vetëm gjatë muajit maj, pagesat për PPP-të arritën në rreth 539 milionë lekë. Pagesa më e lartë, prej 164.2 milionë lekësh, shkoi për kontratën e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës.

Kjo shumë përbënte 30.5% të të gjitha pagesave për PPP-të gjatë muajit. Në total, kontrata e inceneratorit të Tiranës mori 313.3 milionë lekë gjatë janar–majit, ose 23.5% të fondit vjetor prej 1.33 miliardë lekësh. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
check up inceneratori i Tiranës koncesionet ppp rruga e arbrit sterilizimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

gazetar_212:47 - Korrik 21, 20260

Shqipëria po përgatitet të miratojë një ligj krejtësisht të ri për Regjistrin e Pronarëve Përfitues,…

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026

Ministri i Financave konfirmon “lumin” e lejeve të ndërtimit në Tiranë e bregdet

12:02 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:41 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:10 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026

Shqipëria e gjashta në botë për intensitetin turistik, 4.8 mbërritje për çdo banor

12:10 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter