Njësitë e vogla tregtare kanë njohur një rritje të përgjithshme të shitjeve në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Sipas të dhënave të INSTAT, indeksi i volumit të shitjeve ka shënuar rritje 5,9 %, krahasuar me tremujorin e dytë 2023. Ky tregues i përshtatur sezonalisht ështe rritur 2,0 %, krahasuar me tremujorin paraardhës.
Me përjashtim të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e dytë 2024 është rritur me 6,2%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2023. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara” volumi i shitjeve është rritur 5,6%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023. Volumi i shitjeve për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” është rritur 6,8%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“ volumi i shitjeve është rritur me 5,3%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2023.
Grupi që ka kontribuar më shumë në rritjen e tregtisë me pakicë është “Artikuj joushqimore në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” me +2,7%, ndërsa më pak kanë kontribuar hidrokarburet me +1.3%.
Në tremujorin e dytë 2024, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara”, është rritur me 1,2 %, ndërsa hidrokarburet me 4.8% kundrejt tremujorit të mëparshëm.
