Të dhënat e publikuara nga Instat tregojnë se Aeroporti i Rinasit vijon të ketë rritje të fluturimeve dhe trafikut ajror, përfshirë jo vetëm transportin e pasagjerëve, por edhe atë të mallrave.
Sipas shifrave rezulton se janë kryer 1236 fluturime më shumë në periudhën tetor-dhjetor 2024.
Në transportin ajror gjatë tremujorit të katërt 2024 kanë operuar 18 shoqëri ajrore, nga këto 17 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 82.642 avionë, nga të cilët 81,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve.
Në tremujorin e katërt 2024, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.385.329 pasagjerë nga 1.890.085 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 26,2 %.
Ndërsa sa i përket volumit të mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 625,1 ton, nga të cilat 79,8 % janë mallra të hyrë dhe 20,2 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave paraqitet me rritje 21,3 %.
Në transportin ajror, mallrat e transportuara me postë zënë 12,4 % të volumit gjithsej të mallrave të transportuar me ajër. Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, volumi i mallrave të transportuara me postë paraqitet me rritje 13.6%.
Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër në tremujorin e katërt 2024 është 501 ton.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është rritur me 22,9 %.
Volumi i mallrave të importuara me ajër në tremujorin e katërt 2024 zë 0,03 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.
Transporti detar po ashtu me rritje
Të dhënat e publikuara nga Instat tregojnë shifra në rritje për transportin detar të pasagjerëve dhe mallrave. Turizmi luan një rol të rëndësishëm që reflektohet në numrin të rritje të anijeve të huaja, të cilat dominojnë lëvizjen në detin shqiptar.
Sipas publikimit, numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 266 anije, nga këto 235 anije janë të huaja dhe 31 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 28,5 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 39,9 %, krahasuar me tremujorin e katër 2023.
Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e katër 2024 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.
Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 211.371 persona. Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 61,7 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 29,1 % dhe më pas porti i Vlorës me 9,2 %.
Sa i përket transportit detar të mallrave, porti i Durrësit është porti kryesor në vend prej të cilit, gjatë tremujorit të katër 2024, janë transportuar 94,3 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.895 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 15,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nërmjet rrugëve detare sipas klasifikimit, NST 2007(Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e katër 2024 janë Grupi “Koks dhe produktet e rafinuara të naftës” përbën 20,5 % të mallrave të transportuara nga portet; Grupi i mallrave “Metale bazë; produkte metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve” përbën 17,0 % të mallrave të transportuara;
“Produkte të tjera minerale (jo metalike)” përbën 12,6 % të mallrave të transportuara; Grupi i mallrave “Qymyr dhe linjit; naftë bruto dhe gaz natyror” përbën 5,8 % të mallrave të transportuara.
Në tremujorin e katër 2024, volumi i mallrave të tregtuara me det (eksport dhe import) është 1.369 mijë ton.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, ky tregues është ulur me 1,5 %.
Volumi i mallrave të eksportuara me det në tremujorin e katër 2024 zë 37,2 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të eksportuara.
Volumi i mallrave të importuara me det në tremujorin e katër 2024 zë 64,4 % ndaj totalit të volumit gjithsej të mallrave të importuara.