Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Trajtimi i kancerit nuk po përparon njësoj në botë, ja cila është arsyeja

09:23 - Tetor 10, 2024 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Hendeku midis vendeve të pasura dhe të varfra është rritur që nga vitet 1990, pasi barnat e reja bëhen të disponueshme në rajonet me të ardhura më të larta, por jo në pjesën tjetër të botës.

Përparimet në trajtimet e kancerit po rriten me shpejtësi, me 197 barna të reja në treg nga viti 2018 deri në vitin 2022, por një analizë e thellë zbuloi se, ndërkohë që vendet me të ardhura të larta po i shohin përfitimet që vijnë prej tyre, shumica e botës po lihet pas.

568 lloje barnash kundër kancerit hynë në treg në 111 vende gjatë viteve 1990 – 2022, shumica e tyre brenda dekadës së fundit. Shumë trajtime u prezantuan për herë të parë në vendet me të ardhura të larta, ndërkohë që rajonet me të ardhura më të ulëta u përballën me vonesa të gjata, sipas studimit të botuar në revistën “BMJ Global Health”.

Cilat vende kanë më shumë akses në barna?

Shtetet e Bashkuara kishin më shumë barna të reja kundër kancerit të disponueshme (345) nga 1990 deri në 2022, e ndjekur nga Japonia (224), Kanadaja (221), Australia (204), Mbretëria e Bashkuar (191) dhe Kina (169). Vendet e tjera të Evropës Perëndimore ishin gjithashtu afër majës së paketës, me 10.2 për qind të barnave të hedhura në treg fillimisht në Gjermani, Francë, Itali, Spanjë ose MB.

Ndërkohë, Afrika, Azia Juglindore, Lindja e Mesme dhe Azia Qendrore dhe Evropa Lindore patën më pak furnizime me ilaçet e reja, Një pjesë e sfidës vjen për shkak se kompanitë e barnave mund të jenë të ngadalta në nxjerrjen e trajtimeve të reja përtej tregjeve të tyre fillestare. Deri në vitin 2022, më shumë se një e treta e 568 barnave kundër kancerit të prezantuara gjatë tri dekadave të fundit, ishin të disponueshme vetëm në një vend dhe vetëm 28 për qind ishin në dispozicion në më shumë se 10 vende.

Evropianët gjithashtu përballen me akses të pabarabartë në trajtim

Në një analizë për 12 barna kundër kancerit në 28 vende evropiane midis 2011 dhe 2018, ekipi hulumtues i Carin Uyl-de Groot, profesor i vlerësimit të teknologjisë së shëndetit në Universitetin “Erasmus” të Rotterdamit në Holandë, identifikoi pabarazitë që janë të ngjashme me studimin e ri global. Në këto vende, koha mesatare për të futur një ilaç të ri varionte nga 17 ditë në 3.3 vjet, me akses më të shpejtë në Gjermani, Mbretërinë e Bashkuar dhe Austri dhe më shumë vonesa në Greqi dhe shumë vende të Evropës Lindore.

Uyl-de Groot tha se disa barna kundër kancerit janë aq të shtrenjta, saqë qeveritë me një buxhet të mirëplanifikuar, madje edhe në vendet e pasura të Evropës Perëndimore, janë të kujdesshme dhe angazhohen për t’i paguar ato. Për të frenuar pabarazitë në aksesin ndaj ilaçeve të kancerit, si në Evropë ashtu edhe në nivel global Uyl-de Groot tha se vendet duhet të marrin fasha çmimesh për barnat e reja, bazuar në aftësinë paguese dhe se duhet të ndërmerren hapa për të adresuar “importin paralel”, që do të thotë një shtet blen një ilaç dhe më pas e shpërndan atë diku tjetër.

Ndërkohë, Dr. Dario Trapani, mjek onkolog në Institutin Evropian të Onkologjisë në Milano tha se pasja e një kuadri për të identifikuar barnat e shtrenjta, mund të ndihmojë rregullatorët dhe politikëbërësit të negociojnë çmimet e barnave, duke i bërë ato më të përballueshme për sistemet kombëtare shëndetësore dhe pacientët.

Megjithatë, çmimi i barnave nuk është pengesa e vetme. Shumë vende me të ardhura të ulëta kanë rregullatorë të dobët të barnave dhe mund të mos kenë të gjitha shërbimet mbështetëse të nevojshme për kujdesin me cilësi të lartë ndaj kancerit, si mjekët, infermierët dhe institucionet shëndetësore. “Në përgjithësi, trajtimi i kancerit nuk bëhet vetëm me ilaçe, ka rëndësi i gjithë sistemi,” tha Trapani. /Përgatiti: ekofin.al    

Ekofin Media
Ekofin Media
barna botë kanceri shendeti
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

gazetar_112:32 - Korrik 24, 20260

Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka publikuar “Raportin e Gjendjes në Mjedis 2025”, ku analizohet gjendja…

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

09:38 - Korrik 24, 2026

OECD: Pothuajse një në katër biznese në Shqipëri pa asnjë masë sigurie kibernetike

09:30 - Korrik 24, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

12:32 - Korrik 24, 2026

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

11:09 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

09:38 - Korrik 24, 2026

Shqipëria ndër vendet me papunësinë më të lartë në shtetet e OECD-së

Raporti i AKM, Tirana dhe Elbasani qytetet me ndotjen më të lartë të ajrit

12:32 - Korrik 24, 2026

Mbi 2 milionë hyrje në qershor, Evropa Jugore kryeson fluksin e turistëve

11:09 - Korrik 24, 2026

Beqarët në Finlandë mund të përdorin shporta rozë për të flirtuar gjatë blerjeve në supermarket

09:46 - Korrik 24, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter