Për shekuj me radhë, banorët e Emilia-Romagna kanë mosmarrëveshje se cili nga dy qytetet kryesore të saj shpiku tortellinit, por e vërteta mund të jetë që asnjëri prej tyre.
Tortellini – makarona në formë rrethore, e përdredhur rreth një mbushjeje me mortadela, proshutë me mish derri dhe djathë Parmigiano Reggiano – janë varietetet kryesore të makaronave në rajonin kodrinor të Italisë Emilia-Romagna. Por, ndërsa nuk ka dyshim se tortellini vjen nga Emilia-Romagna, studiuesit, shefat e kuzhinës dhe vendasit janë grindur për shekuj me radhë se cila nga dy fuqitë mesjetare rivale të rajonit mund të pretendojë për nder: Modena apo Bolonja?
Të tjerë mendojnë se është Castelfranco Emilia.
Për këtë ka një mit të këndshëm: në vitin 1622, poeti modenez Alessandro Tassoni shkroi “La Secchia Rapita” (Kova e Vjedhur), një parodi e ngjarjeve ku perënditë olimpike zbresin për të ndihmuar në këtë konflikt; Apollo dhe Minerva ishin në anën e Bolonjës, ndërsa Marsi, Venusi dhe Bakusi (Dionisi) në anën e Modenës.
Më pas, në fund të shekullit të 19-të, poeti italian Giuseppe Ceri u ndesh kokë më kokë me Tassonin në konfliktin mesjetar Modena-Bologna-Kova e Vjedhur përmes poezisë së tij, “Kërthiza e Venusit”, duke shkruar se pasi perënditë zbritën për të ndërhyrë, ata devijuan te Castelfranco Emilia. Udhëtimi fatal i njëanshëm rezulton në tortellini.
Ka disa variacione të mitit, por versioni më popullor është kështu: Venusi, Bakusi (Dionisi) dhe Marsi hyjnë në një bujtinë në Castelfranco Emilia. Të nesërmen në mëngjes, Afërdita po fle e zhveshur dhe e vetme. Hanxhiu, i magjepsur nga bukuria e saj, shikon nga vrima e çelësit dhe sheh kërthizën e saj të zbuluar. I frymëzuar nga forma e saj, ai krijon tortellini-t.
Ajo që është e paqartë është nëse ka ndonjë të vërtetë historike që e shtyu Cerin të vendoste këtë skenë në Castelfranco Emilia. Shekuj më parë, diku midis viteve 1688 dhe 1690, prifti dhe historiani Ludovico Antonio Muratori shkroi se ai hante minestra di tortellini (supë tortellini) në Castelfranco Emilia. Mund të jetë e pamundur të vërtetohet se tortellini-t ishin në fakt prodhim vendas aty (ose që Ceri të kishte parë ndonjë faturë restoranti), por sot në Castelfranco Emilia ekziston një statujë e hanxhiut që shikon nga vrima e çelësit për të parë barkun e Venusit.
Tortellini-t janë kultura e Emilia-Romagna-s në thelbin e saj, e cila zakonisht shijohet gjatë festimeve rreth kohës së Krishtlindjes dhe festës së Shën Stefanit. Makaronat në formë rrethore janë aq të lidhura me rajonin, saqë shoqata “San Nicola” organizon një festival vjetor tortellini (Sagra del Tortellino) në Castelfranco Emilia gjatë javës së dytë të shtatorit. Festivali zgjat një javë, me çdo natë një pjatë tortellini nga një restorant në rajon. Në natën e fundit, ka një performancë “live” që rishfaq hanxhiun që shikon nga vrima e çelësit. /bbc
