Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Titulli i parë joqeveritar në Bursë, Drejtori i AMF: Shembull për listime të tjera nga kompanitë 

09:26 - Korrik 6, 2023 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Titujt e shoqërisë së mikrofinancës NOA janë bërë të parët tituj joqeveritarë që listohen zyrtarisht në Bursë. Procesi është finalizuar përmes një ceremonie të posaçme, pas emetimit dhe ofertimit për publikun e gjerë, ku sipas burimeve nga tregu interesi për blerjen e tyre ka qënë shumë i lartë.   

I pranishëm në këtë ceremoni, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF, Ervin Mete, theksoi se janë dashur jo pak përpjekje për të arritur deri këtu, ndërsa uroi që ky hap të shërbejë si shembull për t’u ndjekur nga kompani të tjera, publike ose private.

Ligjet e reja për tregjet e kapitalit dhe për sipërmarrjet e investimeve kolektive sjellin harmonizim me kuadrin ligjor të BE, vendosin standarde evropiane për veprimtarinë e subjekteve nën mbikëqyrje, si edhe rrisin standardet e mbikëqyrjes.

Ligji i ri për fondet e investimit na krijon mundësinë të sillemi si rregullatorë evropianë, edhe pse nuk jemi ende në BE. Kemi lidhur së fundmi marrëveshje me vende të zhvilluara në këtë drejtim, siç është Austria dhe Luksemburgu, ndërkohë që emra të mëdhenj evropianë sa i përket fondeve të investimit kanë shfaqur interes për të operuar në Shqipëri. Aktualisht, kemi një aplikim nga një prej fondeve më të mëdha në Evropë për të qenë i pranishëm në Shqipëri, si edhe një tjetër aplikim nga një fond evropian për të krijuar fondin e parë të gjelbër ESG në vendin tonë – u shpreh z. Mete.      

Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv deklaroi se të gjitha bankat që operojnë në tregjet e kapitalit duke kryer shërbime investimi për klientët, kanë realizuar procesin e përshtatshmërisë, kanë zgjeruar licencat e tyre bazuar në ligjin e ri dhe tashmë operojnë në një format rregullator evropian.

Për të gjitha këto, Autoriteti mori vlerësime nga Komisioni Evropian në shkurt të këtij viti në Takimet Bilaterale në Bruksel për kapitullin 9, ku u konstatua progres i konsiderueshëm në procesin e përafrimit ligjor e rregullator me acquis dhe direktivat evropiane. Gjithashtu, për shkak të avancimit të bërë me bazën ligjore e rregullatore për tregjet e kapitalit, Banka Botërore ka përzgjedhur dhe ka rekomanduar Autoritetin që të asistojë Komisionin e Letrave me Vlerë të Ukrainës, në procesin e nisur prej tyre për të harmonizuar kuadrin ligjor me praktikat dhe direktivat evropiane.

Në ceremoninë e listimit të instrumentit të parë në Bursën Shqiptare të Titujve, ALSE, nga ana e një kompanie private morën pjesë edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, zj. Delina Ibrahimaj, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, z. Gent Sejko, Drejtoresha e Përgjithshme e Bursës ALSE, zj. Nada Vokshi, drejtues të shoqërive që operojnë në tregjet financiare, si edhe përfaqësues të bizneseve. 

Ekofin Media
Ekofin Media
alse amf bursa ervin mete listimi noa titujt
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

gazetar_211:52 - Korrik 21, 20260

Shqipëria regjistroi një shpenzim mesatar vjetor prej 247 dollarësh për person për energjinë e përdorur…

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:52 - Korrik 21, 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:11 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

10:21 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

Shqipëria shpenzon 247 dollarë për frymë për energjinë, më pak se vendet e rajonit

11:52 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter