Në muajin maj, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit dha plot 52 leje ndërtimi ose zhvillimi, ku bien në sy kullat e larta dhe komplekset turistike nga veriu në jug.
Në Durrës u miratua Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 1, 3, 8 dhe 10 kate mbitokë me 1 kat parkim nëntokë”, Zona e menaxhimit 2C01, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Durrës Marina” sh.a, e cila po ashtu do të ndërtojë “Godinë banimi dhe shërbimi me 1,7,8 dhe 16 kate mbitokë me 2 kate parkim nëntokë”, te “Marina dhe Jahtet e Durrësit”.
Në Vlorë u miratua Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks turistik me program hoteleri dhe shërbime 11kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, me subjekt zhvillues shoqërinë “Turi M.Z.P” sh.p.k.
Ndërsa në Himarë do të ndërtohet “Morina City_Objekti G”, Strukturë hoteli me 6 kate mbi tokë, 2 kate nëntokë, me vendndodhje në segmentin e ri të rrugës Palasë – Dhërmi, me subjekt zhvillues shoqërinë “Rinia 04” sh.p.k.
Në Lezhë është miratuar Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt me funksion banim dhe sherbime 9 kate, me 3 kate parkim”, me vendndodhje në Bashkinë Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Dukagjini Group” sh.p.k.
Ndërkohë, “Gruppo Koni” do të zhvillojë në Lezhë “Kompleksin Turistik Shëngjin”.
Disa kulla të reja do të shtohen gjithashtu në Tiranë, si “Parkside Ali Demi Tower”, Godinë shërbimi dhe banimi me 20 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Emin Harizaj”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pulse” sh.p.k.
Një tjetër objekt përfshin “Atlas Building” – Godinë multifunksionale, shërbim, banim, 1 dhe 30 kate mbitokë dhe 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Erniku” sh.p.k.
Si dhe një “Strukturë shërbimi, banimi dhe hoteleri me 26 kate mbi tokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Lunor” sh.p.k dhe “Ultratech” sh.p.k.
Po në këtë mbledhje u miratua ndryshimi i projektit gjatë ndërtimit për objektin: “Objekt me funksione komplekse, shërbimi, zyra dhe rezidenciale me 1, 5, 23, 24, 25, 26 dhe 27 dhe 4 kate nëntokë “Bazaar Gate”, me vendndodhje ne kryqëzimin e Rrugës “K. Kristoforidhi” dhe Rrugës “Luigj Gurakuqi”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bregu” sh.p.k.
Si dhe dha leje ndërtimi për objektin: “Godina banimi dhe shërbimesh 1, 4, 5, 11, 12, 16, 26 dhe 30 kate mbi tokë, me 3 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Pavarsia”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Vega” sh.p.k dhe “Vr Construction” sh.p.k.
4 qershor
Plot 39 leje kanë qenë objekt i mbledhjes së KKTU-së në këtë datë, ku ka vijuar dhënia e lejeve për ndërtim në jug dhe në Tiranë.
Në Himarë, u dha leje për rishikimin e kushteve gjatë ndërtimit për objektin: “Strukturë shërbimi-hotel me 1-6 kate dhe 7 kate mbi tokë dhe 3-7 kate nëntokë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “White Roads Hotel” sh.p.k, si dhe
Leje Ndërtimi për objektin: “Resort multifunksional “Jali Village”, Objekte banimi, hotel dhe shërbime me 1, 2, 3, 4 dhe 5 kate mbitokë dhe 1-2 kate nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.
Në Tiranë pritet ndërtimi i një “Strukturë shërbimi dhe banimi 21-23 kate mbi tokë dhe 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Qemal Stafa”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Primo Invest” sh.p.k, si dhe
Një “Godinë shërbimi dhe banimi 8 – 18 kate mbitokë me 4 kate parkimi nëntokë, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Future Enterprises and Investments” sh.p.k
11 qershor
Durrës Marina do të zgjerohet më tej me 4 leje të reja ndërtimi të dhëna në qershor, në total me 6 leje, përshirë në muajin maj.
Shoqëria Durrës sh.a. do të ndërtojë 3 godina: 1 me 13 kate, 2 godinave me 10 kate, si dhe një objekt, parkim me 2 kate nëntokë në “Marina& Jahtet e Durrësit”.
Ndërsa në zonën e Currilave do të ndërtohet një godinë me funksion miks, banimi dhe shërbim 20 kate me 4 kate parkimi nëntokë”, nga “Autokton Konstruksion” sh.p.k.
Edhe më shumë leje për disa kulla të tjera në Tiranë
Shoqëria “Metro Design” do të ndërtojë 2 objekte banimi dhe hotelerie, njërën nga 3 në 26 kate me 6 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k. 12. Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë shërbimi, banimi dhe hotelerie nga 6 deri në 22 kate me 6 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Metro Design” sh.p.k.
Gjithashtu, pritet ndërtimi i “Objekt mixed-use, Shërbime, Banim, Hotel me 37 kate mbitokë dhe 5 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bulevardin e Ri, me subjekt zhvillues shoqërinë “Stela Konstruksion” sh.p.k.
Si dhe “Godinë multifunksionale, Hoteleri, Banim dhe Shërbime 2, 3, 4, 5, 6, 8, 11, 18, 26, 29, 39, 42, 45 kate me 4 kate nëntokë dhe pikë shitje karburanti”, me vendndodhje në Yzberisht, me subjekt zhvillues shoqërinë “Fafa Konstruksion” sh.p.k.
Ndërkohë në Vlorë pritet të ndërtohet “Godinë polifunksionale 1-39 kate, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në lagjen “Uji i Ftohtë”, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “G&E Investment” sh.p.k.
Në këtë janë dhënë edhe leje ndërtimi në fushën e turizmit, konkretisht për ndërtimin e objektit “Agroturizëm me struktura akomodimi, shërbimi 1 dhe 2 kat dhe hapësira rekreative”, me vendndodhje në Bjeshkët e Oroshit, Bashkia Mirditë, me subjekt zhvillues Marjan Gega.
Ndërsa në Gjirokastër do të ndërtohet “Caravan Horse Riding”, objekt 2 dhe 3 kate mbitokë.
25 qershor
39 leje u miratuan në këtë date, përfshirë ndërtime në Tiranë dhe jug.
Në Tiranë pritet të ndërtohet godinë banimi me 10 kate në Rrugën e Saraçëve, me subjekte zhvilluese shoqëritë “General Construction” sh.p.k. dhe “Emigres” sh.p.k, ndërsa në Selitë shoqëria “ASR Invest” sh.p.k dp të ndërtojë një Objekt shërbimi, banimi dhe hoteleri 6 dhe 25 kate mbi tokë.
Në bulevardin “Gjergj Fishta” shoqëria “Arlis Ndërtim” sh.p.k mori miratimin për ndryshimet në projektin e objektit me 16 kate mbi tokë.
Edhe në Kavajë do të ndërtohet “Stukturë akomodimi dhe shërbimi 18 kate, me 4 kate nëntokë, me tarracë të shfrytëzueshme”, nga “Royal G Max” sh.p.k.
Në jug, shoqëria “Alliaj” sh.p.k do të ndërtojë në Radhimë objektin me 9 kate “Zadra”, ndërsa në Zvërnec ““Green Investment” sh.p.k do të ndërtojë “Arte Marea 1”, kompleks turistik dhe shtëpi pushimesh, shërbime dhe hotel.
Ndërkohë u dha një leje ndërtimi infrastrukture për objektin: “Infrastruktura inxhinierike për “Green Coast 2” Loti 4/1 Palasë, Bashkia Himarë”, me subjekte zhvilluese shoqëritë “Green Coast” sh.p.k, “Seaside Residence III” sh.p.k, “I&G” sh.p.k, “Aqua Marin” sh.p.k, “Devis Construction” sh.p.k, “Klais” sh.p.k, “Seaside Hotel” sh.p.k. dhe Z.Aleksandër Kadria.
Si dhe u miratuan ndryshimet në projekt gjatë ndërtimit për objektin: “Green Coast Resort 2, Zona G6B, rezidencë banimi me apartamente 2, 3, 4, dhe 5 kate mbi tokë me 1 dhe 2 kate parkim nëntokë”.
Po kështu janë dhënë edhe tri leje për përdorim të burimeve ujore: dy për shfrytëzimin e materialeve inerte nga shtretërit e lumenjve për projekte infrastrukturore – një në lumin e Hurdhës për kompaninë “Bami Holdings” (projekti i zgjerimit të superstradës Tiranë–Durrës) dhe një tjetër në lumin Shkumbin për “Alb-Building” (projekti i aksit Papër–Ura e Grykshit) dhe një leje në Durrës për krijimin e pishinave, dhënë shoqërisë “Durrës Marina” sh.a./ekofin.al

