Pushimet verore, përveç turistëve dhe numrit të lartë të makinave me qira, u pasuan edhe me një numër të lartë aksidentesh.
Sipas të dhënave paraprake të INSTAT, që pritet të përditësohen, në muajin gusht 2024 numërohen 173 aksidente rrugore, të cilët rezultuan me 252 persona të vrarë dhe të plagosur. Sa i përket periudhës janar – gusht 2024, vdekshmëria në aksidente rrugore ka një ulje në 9,2 për 100 aksidente, nga 15,7 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Aksidentet rrugore, në 91,9 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve, në këtë periudhë, është kryer nga grupmosha 25-34 vjeç, duke zënë 25,4 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë ditës së premte me 22,5 %, ndërsa numri më i ulët i tyre ka ndodhur përgjatë ditës së martë, me 8,1 %.
Numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur përgjatë harkut kohor 19:00-24:00, duke zënë 22,5 % të numrit të aksidenteve rrugore gjithsej. /ekofin.al






