Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Të gjitha ndryshimet e buxhetit 2025, më shumë fonde për infrastrukturën, pensionet, digjitalizimin dhe bashkitë

21:15 - Tetor 21, 2025 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Qeveria ka miratuar ndryshimin e buxhetit të vitit 2025 përmes një akti normativ, duke reflektuar performancën pozitive të të ardhurave gjatë tetëmujorit të parë dhe nevojën për rialokime në sektorë me prioritet të lartë.

Për periudhën janar-gusht 2025, të ardhurat e arkëtuara nga tatimet dhe doganat u realizuan në shumën 331.5mld lekë, 704mln lekë ose 0.2% më shumë se plani. Ato janë rritur me 26.7mld lekë, krahasuar me 8-mujorin e vitit 2024 ose 8.7% më shumë.

Të ardhurat e arkëtuara nga kontributet (DPT, ISSH dhe FSDKSH) u realizuan në shumën 118.3mld lekë, 3.5% ose +4mld lekë mbi planin e periudhës. Të ardhurat nga kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore janë rritur me rreth 13.2 miliardë lekë krahasuar me 8-mujorin e vitit 2024 ose 12.5% më shumë.Në total, të ardhurat nga tatimet, doganat dhe nga kontributet rezultuan 449.7mld lekë, duke e tejkaluar planin e periudhës me 4.7mld lekë ose +1.1% më shumë.

Sipas relacionit, shpenzimet korrente shtohen me 1.7 miliardë lekë në rezultante, pas rishpërndarjes së kursimeve, ku ndër alokimet kryesore janë:

Skemën e pensioneve; Rreth 7.6mld lekë shtesë, nga të cilat 1.7mld lekë rritje e tavanit të shpenzimeve 2025 dhe 5.9mld lekë për fondin e dedikuar për bonusin e fundvitit. Kjo, nisur nga realizimi i pritshëm i kontributeve për vitin 2025, të cilat rezultojnë me tejkalim, si edhe me qëllim përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të pensionistëve dhe adresimin e problematikave ekonomike me të cilat kjo kategori e shoqërisë përballet. Shpërblimi i fundvitit për pensionistët, i cili në vijimësi ka shënuar si rritje të frekuencës, si edhe një trend rritës të masës së përfitimit, ka gjithmonë në fokus përmirësimin e nivelit të plotësimit të nevojave të kategorisë vulnerabël të pensionistëve, duke krijuar një siguri në pritshmëritë e kësaj shtrese prej rreth 756 mijë pensionistësh, krahas një besimi të shtuar të tyre për një qasje të vëmendshme dhe suportuese nga ana e qeverisë, thuhet në relacion.

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI) dhe Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit (MTKS); Rishpërndarja e fondeve pas riformatimit të strukturës programore të tyre, si dhe akomodimi i disa nevojave për fonde shtesë në këtë drejtim, të tilla si: mangësi në shpenzime personeli dhe kuota ndërkombëtare; mbështetja 30mln lekë e Federatës Sportive të Skive për Lojërat Olimpike Milano Cortina 2025 dhe 50mln lekë e Fondacionit sportiv “Dyrrah City”.

Ministria e  Arsimit: Rreth 329mln lekë shtesë, kryesisht për financimin me 280mln lekë të mangësive në shpenzime personeli dhe tekste falas; 24mln lekë për konkursin e projektimit të Kampusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës; 25mln lekë për fondacionin “Kinostudio”, të bashkëthemeluar nga KM me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, në zbatim në vendimit të Këshillit të Ministrave në fuqi për këtë qëllim etj.

Alokimi për AKSHI-n: Rreth 1.2mld lekë shtesë për mbulimin e shërbimeve nga Microsoft, platformave AI, mirëmbajtjes së rrjeteve IT të institucioneve, etj.

Për Ministrinë e Punëve të Brendshme; Rreth 648 mln lekë shtesë për nevoja të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Gjendjes Civile dhe prefekturave.

Ndërsa për Ministrinë e Drejtësisë; Rreth 152mln lekë shtesë për nevoja të burgjeve dhe detyrime vendimesh gjyqësore.

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i alokohen rreth 12.8mln lekë shtesë për kompensimin financiar paszgjedhor të partive politike.Etj.

Shpenzimet kapitale me financim të brendshëm shtohen me 7.97 miliardë lekë

Nga fondet për këtë zë do të përfitojë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjinë. Fondi rreth 6 mld lekë shtesë për avancimin e projekteve të ndryshme, konkretisht: 4 mld lekë në transportin rrugor për projekte me performancë të mirë, për të cilat avancohet financimi nga viti 2026, duke krijuar hapësirë në atë vit për projektet e reja, si:

▪ “Ndërtim rruga lidhëse Tiranë – Elbasan me koridorin VIII”;

▪ “Arredim, rikualifikim urban, Superstrada Tiranë–Durrës (Faza I–   III)”;

▪  “Ndërtim rruga Kashar – Nyja Vaqarr (Faza III)”;

▪  “Spostim i linjave të tensionit të lartë në aksin, korridori VIII”.

Në programin e transportit ajror 3mld lekë për mbështetjen e Albcontrol-it në formën e transfertës kapitale, për shkak të vështirësive të funksionimit pas bllokimit të llogarive.

Në programin “Mbështetje për energjinë” 203mln lekë për mbylljen e detyrimeve të disa institucioneve (AIE, AKBN, aparati i MIE-s etj.).

Në programin e transportit hekurudhor 364mln lekë për vitin 2025 për zbatimin e projektit të linjës hekurudhore “Terminali i transportit publik – stacioni i trenit Tiranë (4 km)”, si zgjatim i linjës Durrës–Tiranë, me vlerë totale 1.8 mld lekë.

Në programe të tjera rreth 50mln lekë për programin “Mbështetje për industrinë dhe mbështetje për burimet natyrore”.

Ndërkohë fondi për Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit rreth 1.6mld lekë shtesë për sisteme kompjuterike, në kuadër të projektit me Bankën Botërore dhe projekteve me kompaninë Oracle.

Shërbimin Informativ të Shtetit; Rreth 555.5mln lekë shtesë për blerje sistemesh/software-ësh.

Ministrinë e Punëve të Brendshme; Rreth 468mln lekë për nevojat e Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, ku pjesa më e madhe e financimit sigurohet nga kursimet e veta në shpenzimet korente.

Ministrinë e Drejtësisë; Rreth 400mln lekë shtesë për avancimin e financimit nga vitet 2026 për projektin e Institutit të të Miturve në Konflikt me Ligjin.

Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural; Rreth 300mln lekë shtesë për avancimin e projekteve të miratuara për bashkitë në programin “Ujitja dhe kullimi”.

ILDKPKI-në; Rreth 60mln lekë shtesë për projektin e godinës së institucionit.

Drejtorinë e Shërbimeve Qeveritare; Rreth 32mln lekë shtesë për rikonstruksionin e Vilës Qeveritare në Dajt.

Sipas dokumentit, shpenzimet kapitale me financim të huaj ulen me 2 miliardë lekë, nga të cilat 1mld lek nga reduktimi i fondeve për “Growth Plan” meqenëse nuk është finalizuar detajimi i projekteve me BE-në. Sidoqoftë, disa prej rialokimeve me efekt neutral, janë:

Fondit Shqiptar të Zhvillimit; Rreth 2 mld lekë shtesë për projekte me financim të huaj dhe ecuri të mirë.

Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Rreth 650 mln lekë për projekte me financim të huaj me ecuri të mirë.

Ministrisë së Financave; Rreth 255 mln lekë për projekte me financim të huaj me ecuri të mirë.

Ministrisë së Mbrojtjes; Reduktohet me rreth 3.9 mld lekë në financim të huaj në programin “Forcat e luftimit” për shkak të mosrealizimit, duke u rishpërndarë në projektet e sipërcituara.

Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë; Rishpërndarje e fondeve në vlerën 1.7mld lekë për projektin Qukës- Qafë-Plloçë, nga programet me ecuri më të ngadaltë të mbështetjes për energjinë dhe transportin hekurudhor.

Ndërkohë, rishpërndarje fondesh me efekt neutral ka pasur:

Ministria e Mbrojtjes; Rreth 1.3mld lekë rishpërndarje nga zërat e shpenzimeve kapitale drejt atyre korente, kryesisht për mbulimin e detyrimeve për paga dhe sigurime. Në programin “Emergjencat civile” rreth 352mln lekë riklasifikohen dhe regjistrohen nga shpenzimet korente në shpenzime kapitale, për t’u përdorur nga bashkitë sipas kritereve të vendimit nr.414, datë 8.7.2021, të Këshillit të Ministrave.

Ministria e Arsimit; Rreth 122mln lekë rishpërndarje mes programeve buxhetore, nga zhvillimi i sportit drejt arsimit të mesëm të përgjithshëm.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale; Rreth 86mln lekë rishpërndarje mes programeve buxhetore për avancimin e projekteve me ecuri të mirë.

Sa i takon buxhetit të njësive të vetëqeverisjes vendore, ky rishikim materializon rritjen me 200mln lekë të pjesës së taksave të ndara që i transferohen buxhetit vendor, si rrjedhojë e realizimit të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale. Kjo do të sjellë më shumë financim për buxhetin vendor, për të mundësuar ofrimin e më shumë shërbimeve publike për qytetarët.

Rritjen me 154.6mln lekë të transfertës së pakushtëzuar sektoriale për funksionin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, për të mbështetur bashkitë për dhënien e shpërblimit të punonjësve të angazhuar në shuarjen e zjarreve gjatë muajve të verës. Kështu, 16 bashkive në të cilat ka pasur intensitet të lartë dhe kohëzgjatje të zjarreve, iu akordohen fonde për dy paga shpërblim dhe bashkive të tjera u akordohen fonde për një pagë shpërblim për punonjësit e mbrojtjes nga zjarri. Në këtë mbështetje buxhetore nuk është përfshirë Bashkia Tiranë, për arsye se kjo bashki ka potenciale të mëdha fiskale për të gjeneruar të ardhura nga taksat dhe tarifat vendore. Të ardhurat e Bashkisë Tiranë në tri vitet e fundit zënë mesatarisht rreth 58% të totalit të të ardhurave të 61 bashkive të vendit.

Rritjen me 75mln lekë si transfertë e pakushtëzuar e përgjithshme për mbulimin e shpenzimeve të veprimtarive dhe të funksioneve për disa NJVQV që nuk kanë realizuar mjaftueshëm nivelin e të ardhurave, për të mos cenuar ofrimin e shërbimeve publike të domosdoshme

Rritjen me 44 mln lekë si transfertë e pakushtëzuar sektoriale për funksionet: arsim parashkollor; mbrojtje nga zjarri dhe shpëtimi. Këto fonde shtohen për disa bashki, në funksion të plotësimit të standardeve kombëtare për këto shërbime.

Pakësimin në masën 473.6mln lekë të financimit të huaj vendor për shkak të mosrealizimit të plotë deri në këtë periudhë. /ekofin.al

 

 

Artikull i Ekofin.al
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ekofin.al”, shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Ekofin Media
Ekofin Media
akti normativ buxheti growth plan ministria e financave ndryshimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

gazetar_206:04 - Korrik 21, 20260

Shqipëria vijon të përballet me një kosto të lartë nga faturat e arbitrazhit ndërkombëtar. Të…

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

06:00 - Korrik 21, 2026

“Destinacionet që vlejnë”/ One Albania prezanton nismën që mbështet agroturizmet shqiptare

17:12 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:03 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:00 - Korrik 21, 2026

Euro në ligj, leku në provë, ekspertët paralajmërojnë se Shqipëria nuk është gati për monedhën evropiane

Vodafone Albania teston për herë të parë në Shqipëri teknologjine e re, që kombinon AI me robotikën, për fuqizimin automatik të rrjetin celular

09:37 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter