Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet: Shtyhet afati i dorëzimit të dokumenteve të pronësisë dhe kontratës së qirasë për bizneset

10:21 - Tetor 25, 2024 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka vendosur t’u japë bizneseve një afat të ri për depozitimin e dokumenteve të pronësisë apo kontratave të qirasë.

Njoftimi i plotë i publikuar në faqen zyrtare

Duke marrë shkas nga pyetjet dhe kërkesat e Tatimpaguesve, përcjellë në kanalet zyrtare të komunikimit, Administrata Tatimore ka vendosur shtyrjen e afatit të dorëzimit të të dhënave të pronësisë dhe kontratës së qirasë për vendushtrimin e aktivitetit ekonomik në e-Filing deri më 20 nëntor 2024.

Administrata Tatimore bën gjithashtu me dije se gjatë këtyre ditëve do të vijojë punën për përmirësimin e modulit për ta bërë më të thjeshtë deklarimin për tatimpaguesit, ndërkohë që ata vetë do të duhet të përditësojnë informacionin e kërkuar, duke ndjekur 5 hapat si më poshtë vijon:

•     Klikoni Profili Im në listën e shfaqur

•     Klikoni në seksionin e-Filing Im

•     Në seksionin në të majtë, “Detajet e Tatimpaguesit”, klikoni tek Adresa

•     Në seksionin Adresa Kryesore që do të shfaqet klikoni në logon e shtëpizës

•     Në tabelën që shfaqet do të plotësoni të dhënat që kërkohen te “Detajet e objektit ku ushtrohet aktiviteti” dhe ngarkoni vërtetimin e pronësisë ose kontratën e qirasë

Për lehtësi, informacionin e detajuar për mënyrën dhe hapat që duhet të ndiqni e gjeni edhe në dokumentin “Manual i Plotësimit të Detajeve”.  

Depozitimi apo përditësimi i këtyre të dhënave, nga llogaria personale në e-Filing, duhet të plotësohet nga çdo tatimpagues, për adresën kryesore si dhe çdo adresë sekondare (nëse ka).

Ky informacion shërben për përllogaritjen e saktë të Tatimit në Burim si dhe për krijimin e mundësisë për parambushjen e Deklaratës së të ardhurave personale, për individët subjekt deklarimi.

Depozitimi i të dhënave si më lart përmendur bazohet në kërkesat e Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në RSH” i ndryshuar, neni 23, pika 1.

Tatimet paralajmërojnë se nëse nuk do të respektohet afati i ri, bizneset do të përballen me gjoba.

Ekofin Media
Ekofin Media
bizneset certifikata e pronesise e-filing kontrata e qirase tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

gazetar_111:10 - Korrik 27, 20260

Siguria rrugore në Shqipëri po përballet me një përkeqësim të treguesve gjatë vitit 2026. Numri…

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026

Tirana dhe Durrësi prodhojnë më shumë se gjysmën e mbetjeve urbane në Shqipëri

06:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:10 - Korrik 27, 2026

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

10:31 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

09:44 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

Aksidentet rrugore në rritje, 952 persona të aksidentuar në gjashtë muaj/ Tirana dhe Durrësi me bilancin më të rëndë

11:10 - Korrik 27, 2026

Kurthi i celofanit në tryezat shqiptare

10:31 - Korrik 27, 2026

“Business Insider”: Shqipëria pushton interesin e turistëve britanikë: Kërkesat për pushime rriten me 92%

09:44 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter