Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026 Biznes
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka sqaruar se përfundimi i afatit të 30 qershorit 2026 nuk mbylli të gjitha mundësitë për faljen ose shuarjen e detyrimeve tatimore. Për një pjesë të borxheve, tatimpaguesit mund të përfitojnë nga lehtësitë e Ligjit nr. 86/2025 deri më 31 dhjetor 2026.

Për detyrimet që u përkasin viteve 2020–2024 dhe që janë kontabilizuar deri më 31 dhjetor 2024, gjobat dhe kamatëvonesat fshihen nëse principali paguhet plotësisht brenda fundit të vitit 2026. Administrata Tatimore bën të ditur se ka nisur tashmë fshirjen automatike të një pjese të detyrimeve që plotësojnë kushtet.

Për borxhet tatimore të periudhës 2015–2019 zbatohet një skemë tjetër. Tatimpaguesi që paguan 75% të principalit deri më 31 dhjetor 2026 përfiton faljen e 25% të mbetur të principalit dhe fshirjen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave. Për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nuk falet principali, por vetëm gjobat dhe kamatëvonesat.

Afati i 30 qershorit 2026 lidhej me skemën më të favorshme që lejonte faljen e 50% të principalit, nëse pjesa tjetër paguhej njëherësh brenda kësaj date. Ky ishte gjithashtu afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara, me qëllim fshirjen e gjobave për deklarim të vonuar. Deklaratat e dorëzuara pas 30 qershorit nuk përfitojnë më nga falja e këtyre gjobave.

Në fushën e ligjit përfshihen edhe gjobat e vendosura nga inspektorët për periudhat deri më 31 dhjetor 2024, si edhe detyrimet ndaj administratës tatimore vendore. Megjithatë, kushti përcaktues mbetet data e kontabilizimit: përfitimet zbatohen vetëm për detyrimet e regjistruara deri më 31 dhjetor 2024, jo për detyrime të evidentuara për herë të parë gjatë vitit 2025.

Pyetjet dhe përgjigjet e Tatimeve

1. Gjobat dhe kamatëvonesat për detyrimet e viteve 2020–2024

Pyetje: Në datën 07.07.2026 kam shlyer principalin e të gjitha detyrimeve të mia tatimore. Aktualisht, në sistem rezultojnë vetëm gjobat dhe kamatëvonesat që lidhen me detyrimet e periudhës 2020–2024. A do të falen këto detyrime sipas Ligjit nr. 86/2025 dhe deri në çfarë afati përfundon procesi i zbatimit të këtij ligji?

Përgjigje: Nëse pagesat e detyrimeve tatimore janë kryer në përputhje me kushtet dhe afatet e përcaktuara, gjobat dhe kamatëvonesat që lidhen me detyrimet e periudhës 2020–2024 do të fshihen/shuhen automatikisht, për detyrimet e kontabilizuara brenda datës 31.12.2024.

Administrata Tatimore ka realizuar tashmë fshirjen/shuarjen e një pjese të detyrimeve që përfitojnë nga masat lehtësuese në fuqi dhe po vijon me procedurat për fshirjen/shuarjen e detyrimeve të tjera që plotësojnë kushtet përkatëse.

Afati për zbatimin e Ligjit nr. 86/2025 është deri më 31.12.2026, brenda të cilit do të vijojë procesi i fshirjes dhe shuarjes së detyrimeve që përfitojnë sipas parashikimeve të tij.

2. NIPT i hapur, por pa aktivitet ekonomik

Pyetje: Kam hapur një NIPT për ushtrimin e profesionit të avokatit në vitin 2020, por nuk kam ushtruar asnjëherë aktivitet ekonomik. Megjithatë, në sistemin e-Filing rezultoj me detyrime tatimore. A përfitoj nga falja e këtyre detyrimeve dhe deri në cilën datë duhet të kryej pagesat për të përfituar nga dispozitat e këtij ligji?

Përgjigje: Për detyrimet tatimore që i përkasin periudhës 1 janar 2020–31 dhjetor 2024, të kontabilizuara brenda datës 31.12.2024, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat e lidhura me to, me kusht që detyrimi tatimor, principali, të paguhet i plotë, 100%, deri më 31.12.2026.

Gjithashtu, fshihen gjobat për deklarim të vonuar, me kusht që deklaratat të jenë dorëzuar deri më 30.06.2026.

3. Detyrimet e papaguara të periudhës 2016–2018

Pyetje: Kam detyrime tatimore të papaguara që i përkasin periudhës 2016–2018. A mund të përfitoj ende nga lehtësitë e parashikuara në Ligjin nr. 86/2025, apo afati për përfitimin e tyre ka përfunduar më 30 qershor 2026?

Përgjigje: Data 30.06.2026 lidhet me përcaktimin ligjor për faljen e 50% të detyrimit, si dhe të gjobave dhe kamatëvonesave të lidhura me të, me kusht që pagesa e 50% të principalit të jetë kryer njëherësh brenda kësaj date.

Gjithashtu, kjo datë lidhet edhe me kushtin për dorëzimin e deklaratave të padorëzuara, me qëllim përfitimin e faljes së gjobave për deklarim të vonuar.

Ligji parashikon një lehtësi tjetër për detyrimet tatimore të periudhës 2015–2019. Nëse paguani 75% të detyrimit tatimor principal deri më 31.12.2026, do të përfitoni:

• faljen e 25% të mbetur të detyrimit principal; dhe

• fshirjen e plotë të gjobave dhe kamatëvonesave që lidhen me këto detyrime tatimore.

Për detyrimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, ligji nuk parashikon faljen e principalit, por vetëm fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave.

4. Gjoba për moslëshimin e kuponit tatimor

Pyetje: Në vitin 2020 më është vendosur një gjobë prej 50,000 lekësh për moslëshimin e kuponit tatimor. A përfshihet kjo gjobë në kategorinë e detyrimeve që falen ose shuhen sipas Ligjit të Faljes?

Përgjigje: Në zbatim të Ligjit nr. 86/2025, gjobat e vendosura nga inspektori, që u përkasin periudhave deri më 31.12.2024, fshihen/shuhen sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj.

5. Detyrimet e viteve 2020–2024 të evidentuara gjatë vitit 2025

Pyetje: Kam detyrime tatimore që i përkasin periudhës 2020–2024, por ato janë evidentuar me njoftim vlerësimi gjatë vitit 2025. A përfitojnë këto detyrime nga falja ose shuarja?

Përgjigje: Bazuar në nenin 2, pika 6 të Ligjit nr. 86/2025, objekt i përfitimeve janë detyrimet tatimore të vetëdeklaruara, të vlerësuara nga Administrata Tatimore ose të gjeneruara nga sistemi, të cilat janë kontabilizuar deri më 31.12.2024.

6. Taksat, tarifat vendore dhe detyrimet ndaj bashkive

Pyetje: A përfshihen në fushën e zbatimit të Ligjit nr. 86/2025 gjobat dhe kamatëvonesat që lidhen me taksat dhe tarifat vendore, si edhe detyrimet ndaj bashkive?

Përgjigje: Ligji nr. 86/2025 parashikon fshirje/shuarje edhe për detyrimet tatimore ndaj administratës tatimore vendore. Për informacion të detajuar, ju lutemi t’u drejtoheni organeve përkatëse të qeverisjes vendore.

7. Deklaratat e padorëzuara për periudhën 2009–2014

Pyetje: Kam një NIPT të regjistruar në vitin 2008, i cili aktualisht është me status “Kërkesë për çregjistrim”. Gjatë verifikimit të situatës në sistemin e-Filing, konstatova se kam deklarata të padorëzuara për periudhën 2009–2014. Nëse i dorëzoj këto deklarata tani, a përfitoj nga lehtësitë e Ligjit të Faljes?

Përgjigje: Fshirja/shuarja e dënimeve administrative, gjobave, për mosdeklarim në afat për deklaratat e padorëzuara që u përkasin periudhave deri më 31.12.2024, kushtëzohet me dorëzimin e çdo deklarate të padorëzuar deri më datë 30.06.2026.

Për deklaratat e dorëzuara pas kësaj date, gjobat për mosdeklarim në afat nuk janë objekt i fshirjes/shuarjes, në përputhje me parashikimet e ligjit.

 

Ekofin Media
Ekofin Media
falje përgjigjet pyetjet tatimet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

gazetar_215:23 - Korrik 27, 20260

Njoftimi i Autoritetit të Konkurrencës me titull “Ditë të mira për konsumatorin shqiptar” ngre më…

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026

Pagë shtesë për zjarrfikësit dhe forcat e Emergjencave Civile: Në fund të vitit mbërrijnë edhe tre avionë të rinj

14:03 - Korrik 27, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:23 - Korrik 27, 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

14:46 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:21 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

“Ditë të mira për konsumatorin”, por a po tejkalon Autoriteti i Konkurrencës kompetencat e tij?

15:23 - Korrik 27, 2026

DIVA 2025/ Tatimet publikojnë udhëzuesin, individët duhet të plotësojnë llogarinë bankare në e-Filing

14:46 - Korrik 27, 2026

Tatimet: Nga gjobat e inspektorëve te taksat vendore, çfarë falet deri më 31 dhjetor 2026

14:21 - Korrik 27, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter