Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Tatimet bëjnë bilancin, mbi 162 mijë deklarata DIVA me përfundimin e afatit, pritshmëritë ishin rreth 200 mijë

19:42 - Prill 1, 2026 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Procesi i deklarimeve tatimore vjetore për vitin 2025 është mbyllur zyrtarisht, duke shënuar një tjetër zgjerim të ndjeshëm të bazës së deklaruesve në vend. Të dhënat e publikuara tregojnë se vetëm për Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA) janë dorëzuar 162,702 deklarata nga individët, ndërsa pritshmëritë ishin që ky numër të shkonte pranë 200 mijë deklaruesve në total, nga rreth 140 mijë një vit më parë.

Rritja e fortë lidhet drejtpërdrejt me ndryshimet në politikën fiskale, që për herë të parë aplikojnë zbritje tatimore për fëmijët në ngarkim dhe shpenzimet arsimore. Këto lehtësime kanë zgjeruar ndjeshëm interesin për deklarim, duke përfshirë jo vetëm individët mbi pragun 1.2 milionë lekë të ardhura vjetore, por edhe ata nën këtë nivel, të cilët tashmë kanë një motiv të qartë financiar për të deklaruar, përmes mundësisë së rimbursimit.

Në këtë kuadër, Administrata Tatimore ka theksuar se përveç detyrimit ligjor, deklarimi po kthehet gradualisht në një instrument për përfitim fiskal, duke ndryshuar sjelljen e individëve ndaj raportimit të të ardhurave.

Paralelisht me DIVA, edhe deklaratat e tjera tatimore kanë shënuar volum të lartë dorëzimi. Sipas të dhënave zyrtare, janë regjistruar 110,996 deklarata për të ardhurat personale nga biznesi (TAPB), si dhe 34,805 deklarata për tatimin mbi të ardhurat e korporatave (TAK). Në total, kjo përkthehet në mbi 300 mijë deklarata të dorëzuara në të gjithë sistemin tatimor për vitin fiskal 2025.

Ky volum i lartë konfirmon një zgjerim të mëtejshëm të formalizimit dhe të bazës së tatimpaguesve aktivë, ndërsa njëkohësisht reflekton edhe rritjen e kapaciteteve të administratës për të monitoruar dhe analizuar të dhënat fiskale.

Nga ana tjetër, detyrimi për deklarim mbetet i qartë për kategoritë kryesore të individëve: ata që kanë realizuar mbi 1.2 milionë lekë të ardhura bruto në vit, personat me më shumë se një marrëdhënie punësimi, si dhe individët që kanë përfituar mbi 50 mijë lekë të ardhura pa mbajtje tatimi në burim. Këto kritere vazhdojnë të jenë baza e sistemit, por risia këtë vit është zgjerimi i pjesëmarrjes përmes stimulit fiskal.

Në tërësi, bilanci i deklarimeve për vitin 2025 tregon një sistem në tranzicion nga detyrimi formal drejt incentivimit fiskal, ku deklarimi nuk shihet më vetëm si obligim, por edhe si mundësi për përfitim financiar. Ky ndryshim pritet të ketë ndikim afatgjatë në rritjen e transparencës dhe në zgjerimin e të ardhurave buxhetore. /ekofin.al

Ekofin Media
Ekofin Media
biznesi deklarimi diva formalizimi Korporatat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter