Në Shqipëri veprojnë mbi 130 mijë biznese aktive, të shpërndara në të gjitha qarqet e vendit. Pavarësisht madhësisë apo sektorit ku veprojnë, një nga detyrimet e përbashkëta të tyre është pagesa e taksave dhe tarifave vendore në bashkinë ku ushtrojnë aktivitetin e tyre.
Këto detyrime përfshijnë një sërë taksash dhe tarifash që lidhen drejtpërdrejt me aktivitetin ekonomik, si taksa mbi ndërtesën dhe truallin, tarifa e pastrimit, taksa e reklamës apo tarifa të tjera vendore të përcaktuara nga këshillat bashkiakë. Për bashkitë shqiptare, këto pagesa përbëjnë një nga burimet kryesore të të ardhurave, të cilat përdoren për financimin e shërbimeve publike si mirëmbajtja e infrastrukturës urbane, ndriçimi publik, pastrimi dhe investimet lokale.
Në këtë kontekst, mënyra se si kryhen këto pagesa ka rëndësi jo vetëm për bizneset, por edhe për efikasitetin e administrimit fiskal në nivel lokal.
Një ekonomi e dominuar nga bizneset e vogla
Struktura e ekonomisë shqiptare karakterizohet nga një numër i madh biznesesh të vogla. Shumica e ndërmarrjeve në vend kanë pak punonjës dhe janë të organizuara në forma relativisht të thjeshta. Kjo e bën menaxhimin e detyrimeve fiskale shpesh një proces sfidues për ta, sidomos për subjektet që nuk kanë struktura të dedikuara financiare apo departamente kontabiliteti.
Në praktikë, për shumë sipërmarrës të vegjël, pagesat e taksave vendore janë një proces që kërkon kohë, koordinim me sportelet administrative dhe shpesh verifikime të shumta për të siguruar që detyrimet janë shlyer në mënyrë të saktë dhe brenda afateve.
Pikërisht për këtë arsye, administrata publike dhe institucionet financiare kanë investuar gjithnjë e më shumë në dixhitalizimin dhe diversifikimin e kanaleve të pagesave, për të lehtësuar procesin për bizneset dhe për të reduktuar vonesat në arkëtimin e të ardhurave vendore.
Pagesat në kohë dhe stabiliteti financiar i bashkive
Për bashkitë, pagesa në kohë e taksave dhe tarifave vendore është një element thelbësor për planifikimin financiar. Të ardhurat nga bizneset përdoren për të mbështetur një pjesë të madhe të shërbimeve publike lokale dhe për të financuar investimet infrastrukturore në qytete.
Megjithatë, në praktikë, procesi i pagesave shpesh përballet me sfida, që lidhen kryesisht me aksesin në kanale pagese, informimin e subjekteve dhe menaxhimin e afateve. Për këtë arsye, bashkitë dhe institucionet financiare janë përpjekur të krijojnë mekanizma më fleksibël dhe më të aksesueshëm për kryerjen e pagesave.
Roli i platformave financiare në lehtësimin e procesit
Në këtë kontekst, platformat e pagesave financiare kanë marrë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në ndërmjetësimin e pagesave midis bizneseve dhe institucioneve publike.
Çdo vit, qindra biznese shqiptare zgjedhin të kryejnë detyrimet e taksave vendore pranë pikave fizike të EasyPay dhe përmes aplikacionit online. Përmes një rrjeti të gjerë shërbimi dhe kanaleve dixhitale, këto platforma ofrojnë një alternativë praktike për bizneset që kërkojnë të kryejnë pagesat në mënyrë të shpejtë dhe të sigurt.
Agjentët e pikave fizike dhe skuadrat e sektorit online luajnë gjithashtu një rol të rëndësishëm në informimin dhe njoftimin e klientëve, duke ndihmuar që bizneset të jenë të informuara dhe të edukuara mjaftueshëm për detyrimet e tyre dhe në këtë mënyrë të shmangin vonesat në pagesa.
Integrimet e reja dhe një proces më gjithëpërfshirës
Zhvillimet teknologjike në sektorin financiar kanë sjellë gjithashtu përmirësime në mënyrën se si realizohen këto pagesa. Këtë vit, falë integrimeve të reja në platformën EasyPay, përfshirë integrimin me bankat tregtare për mundësimin e pagesave drejt llogarive tëThesarit, procesi i pagesave është bërë më gjithëpërfshirës.
Ky integrim mundëson që pagesat për të gjitha bashkitë e Shqipërisë të realizohen pa kufizime, duke u dhënë bizneseve më shumë fleksibilitet për të kryer detyrimet e tyre fiskale, pavarësisht vendit ku zhvillojnë aktivitetin dhe pikave EasyPay më shumë mundësi për të rritur biznesin e tyre.
Në një ekonomi ku një pjesë e madhe e sipërmarrjeve janë të vogla dhe të shpërndara në të gjithë territorin, zgjerimi i kanaleve të pagesave kontribuon jo vetëm në lehtësimin e proceseve për bizneset, por edhe në përmirësimin e eficiencës së mbledhjes së të ardhurave publike.
Një ekosistem më funksional për biznesin dhe administratën
Ndërkohë, edhe afatet për pagesën e taksave vendore për bizneset po afrojnë. Për një pjesë të detyrimeve, 20 prilli shënon një nga afatet kryesore të pagesës, veçanërisht për bizneset në Bashkinë e Tiranës, ndërsa për taksat dhe tarifat vendore afati përfundimtar është 31 maji.
Edhe në bashki të tjera të vendit, si Durrësi, Elbasani apo Kamza, periudha e pagesave për bizneset zakonisht përqendrohet gjatë muajve prill–maj, sipas kalendarëve fiskalë përkatës të çdo bashkie.
Për të shmangur vonesat dhe penalitetet, bizneset mund të informohen dhe të kryejnë pagesat duke vizituar një nga pikat fizike EasyPay në të gjithë Shqipërinë, ose duke kontaktuar shërbimin e klientit online, për të marrë informacion mbi detyrimet dhe afatet e pagesës për zonën ku ushtrojnë aktivitetin.
