Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Takimi i fundvitit, Sejko: Sektori bankar shënoi një rritje me 3%

19:33 - Dhjetor 18, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Një inflacion në objektiv dhe rritje ekonomike të mëtejshme këto janë parashikimet që kreu i Bankës Qendrore rendit si të rëndësishme për vitin 2024. Në mbledhjen e përvitshme me mediat, Gent Sejko tha se gjatë vitit 2023, veprimtaria e sektorit bankar shënoi një rritje me 3%, në terma të totalit të aktiveve dhe depozitave të klientëve dhe portofoli i kredisë shfaqi rritje të dominuar nga kredia në monedhën vendase dhe kredia për prona të patundshme.

Sejko vlerësoi rolin e medias në informimin e publikut, teksa shprehu besimin në profesionalizmin e gazetarëve, që siç tha ai, “kanë ndihmuar në një transmetim më efikas të politikës monetare në ekonomi dhe në forcimin e stabilitetit të sektorit bankar shqiptar”. Duke u ndalur në përparësitë e industrisë bankare gjatë vitit 2023, Guvernatori vuri në dukje se, “deri në shtator, kredia kapërceu vlerën prej 720 miliardë lekësh, ndërsa depozitat e klientëve në banka kapërcyen vlerën 1,556 miliardë lekë, shifra që tregojnë se sektori ka burime të mjaftueshme, për financimin e ekonomisë. Niveli i kredive me probleme qëndroi në 5.1 %, por pozitiv është fakti që niveli i mbulimit me provigjione të këtij portofoli është rritur në 71 % (nga 67 % vitin e kaluar).

Niveli i kapitalizimit të sistemit bankar vijoi të rritet edhe këtë vit, në 19.63 %. Ndërsa zhvillime mjaft pozitive kemi pasur edhe në përmirësimin e infrastrukturës së pagesave, ndihmuar edhe nga përmirësimi i kuadrit rregullator në fushën e sistemeve të pagesave. Për të dytin vit radhazi, sistemi AIPS Euro tashmë po vijon të japë frytet e tij në sistemin bankar dhe në ekonominë shqiptare”, u shpreh Guvernatori.

Më tej Sejko tha se, transaksionet ndërbankare në euro për klientë brenda vendit janë rritur rreth 42 % në 11 muajt e parë të vitit 2023. Përfitimet për aktorët ekonomikë janë rritur ndjeshëm, duke i kursyer ekonomisë shqiptare të paktën 22 milionë euro. Përdorimi i sistemit, përtej reduktimit të kostove të transaksioneve, ka ndikuar në shkurtimin e kohës së nevojshme dhe kostove për administrimin e parasë fizike.Sot mbi 70 % e popullsisë ka një llogari bankare dhe të tjera zhvillime pozitive vijnë edhe nga zgjerimi i përdorimit të pagesave elektronike, ku me përfundimin e Strategjisë Kombëtare për Pagesat në Vlerë të Vogël, numri i pagesave elektronike për frymë në vit është gati dyfishuar në 18, përkundrejt objektivit prej 10 pagesash.

“Krahas forcimit të industrisë bankare në fokus të punës tonë është intensifikimi dhe zgjerimi i bashkëpunimin në kuadër të zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Edukimit dhe Përfshirjes Financiare, një mekanizëm ky thelbësor për maksimizimin e efekteve të pritshme nga masat e marra deri më tani në kuadër të digjitalizimit dhe përfshirjes financiare”, pohoi Sejko.

Ekofin Media
Ekofin Media
2024 banka e shqipërisë gent sejko inflacion rritje rritje ekonomike sektori bankar
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

gazetar_216:12 - Korrik 21, 20260

Çmimi i naftës në tregun shqiptar, sipas një vëzhgimi të ekofin.al, ka shënuar një tjetër…

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026

Dyfishohet kafja e importuar në qershor, rriten edhe mallrat e tjera të akcizës

12:41 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

16:12 - Korrik 21, 2026

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

15:44 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

12:47 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

Nafta arrin në 206 lekë/litër, rritet me 30 lekë në tri javë, dyfish më shpejt se në Evropë

16:12 - Korrik 21, 2026

Rregullorja e ndërtimit:Projektuesit pa licencë rrezikojnë deri në 5 vjet ndalim aktiviteti

15:44 - Korrik 21, 2026

Bizneset përballë rregullave të reja, çfarë ndryshon me regjistrin e pronarëve përfitues

12:47 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter