Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Takim Shqipëri-Austri, Mete dhe Steiner diskutojnë për  rritjen e bashkëpunimit dhe investimeve austriake në Shqipëri

15:07 - Dhjetor 19, 2023 Ekonomi
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Ditën e sotme Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, priti në një takim ambasadorin e Austrisë në Tiranë, Christian Steiner. Gjatë këtij takimi u diskutua mbi bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Austrisë, ku u vlerësua niveli shumë i mirë i marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve dhe u pohua se ka ende mundësi për forcimin e mëtejshëm të tyre në të ardhmen.

Mete vlerësoi mbështetjen e Austrisë për Shqipërinë në fusha të ndryshme të zhvillimit ekonomik dhe rrugëtimit drejt integrimit në Bashkimin Europian. Ministri pohoi faktin se Austria renditet ndër vendet kryesore sa i përket investimeve të huaja direkte, duke shtuar se Shqipëria mirëpret investitorët austriakë të rrisin prezencën e tyre në vendin tonë, në sektorë prioritarë të ekonomisë.

Përsa i përket bashkëpunimit në vijimësi, ministri Mete dhe ambasadori Steiner diskutuan mbi çështje të promovimit të tregtisë dypalëshe, forcimit të lidhjeve dhe bashkëpunimit mes bizneseve të dy vendeve, marrëveshjeve të mundshme lidhur me bashkëpunim ekonomik dhe mbrojtjen e investimeve, si edhe forcimit të partneritetit me fokus kryesor në inovacion dhe teknologji. Shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Austrisë kanë njohur rritje në vitet e fundit, duke shënuar shifrën e 104.1 milionë eurove në vitin 2022. Stoku i investimeve austriake në Shqipëri është karakterizuar nga një trend rritës përgjatë periudhës 2018-2023 dhe për 6-mujorin e parë të vitit 2023, Austria renditet e katërta për sa i përket fluksit të investimeve të huaja. Aktualisht në vendin tonë operojnë 99 biznese me të paktën 1 aksioner me shtetësi austriake.

Ekofin Media
Ekofin Media
austri bashkepunim ErvinMete investime mete shqiperi shqiperi-austri Steiner
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

14:54 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026
Komento

Comments are closed.

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

gazetar_114:54 - Korrik 23, 20260

Shoqata Shqiptare e Bankave (AAB) ka hapur zyrtarisht procedurat për përzgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm,…

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:40 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

13:39 - Korrik 23, 2026

Nafta 206 lekë/litri, kompanitë e transportit presin rimbursimin e parë dhe kërkojnë sërish

12:51 - Korrik 23, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

14:54 - Korrik 23, 2026

Shoqata Shqiptare e Bankave hap garën për Sekretar të Përgjithshëm

13:40 - Korrik 23, 2026

Gjykata e Tiranës nis “pushimet e verës”, pezullon shortin që nga 24 korriku

13:39 - Korrik 23, 2026

QKB, rriten me 7.5% bizneset e reja në 6-mujorin e parë, shtohen sipërmarrjet me kapital të huaj

From Tiki-Taka to Telco: After the World Cup, Europe Must Win the Digital Challenge

21:13 - Korrik 23, 2026

BE gjobit Google me 890 milionë euro, dy hetimet që “fundosën” gjigantin amerikan

17:46 - Korrik 23, 2026

Nga Tiki-Taka te Telco: Pas Botërorit, Europa duhet të fitojë sfidën dixhitale

16:35 - Korrik 23, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter