Media australiane “Sydney Morning Herald” e rendit Shqipërinë në listën e 18 vendeve që duhet të vizitohen patjetër në 2025. Në listën e vendeve të sugjeruara qëndrojnë shtete me potencial të jashtëzakonshëm turistik dhe kulturor si Japonia, Maroku, Amerika, por edhe vende me plazhe të mrekullueshme si Spanja e Portugalia e Meksika. Ndërsa malet madhështore të Norvegjisë, Kirgistanit dhe Zelanda e Re janë ndër destinacionet më të pëlqyera për eksploratorët.
Duhet të vizitoni patjetër edhe Shqipërinë, shkruan artikulli.
Është e vështirë të besohet se më pak se 40 vjet më parë, Shqipëria ishte një nga regjimet më të izoluara në botë. Megjithatë, falë 450 kilometrave të bregdetit të lavdishëm përgjatë deteve Adriatik dhe Jon, maleve spektakolare (udhëtimi 17 kilometra në Alpe nga Thethi në Valbonë është i pakrahasueshëm në çdo gjë) dhe një industri vere në lulëzim, ky fillim turistik po tërheq vizitorë nga Kroacia dhe Greqia e afërt.
Duhet të shkoni për të përjetuar Bjeshkët e Nemuna dramatike të vendit dhe energjinë elektrizuese të kryeqytetit të saj me zhvillim të shpejtë, Tiranës.
https://www.smh.com.au/traveller/inspiration/the-18-countries-to-put-on-your-must-visit-list-for-2025-20241031-p5kmvy.html
