Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

“Super Leku” i mund të gjithë, euro vijon pikiatën, vetëm ari dhe argjendi në rritje të fortë

14:20 - Korrik 14, 2025 Kryesore
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Leku ka vijuar sot trendin e tij të forcimit kundrejt shumicës së monedhave të huaja, duke reflektuar një moment stabiliteti monetar dhe rritje të besimit në ekonominë vendase. Të dhënat më të fundit nga tregjet valutore tregojnë se ndërsa shumica e valutave janë zhvlerësuar në raport me lekun, vetëm ari dhe argjendi kanë shënuar rritje domethënëse.

Euro, monedha më e përdorur në tregtinë dhe kursimet në Shqipëri, ka rënë më tej me 0.02 lekë, pasi preku pikën më të ulët historike të premten e kaluar, duke u këmbyer në nisje të kësaj jave me 97.82 lekë. Kjo tregon një dobësim të mëtejshëm të monedhës evropiane, ndikuar patjetër edhe nga aspektet sezonale. Gjithmonë muajt korrik dhe gusht kanë qenë “të vështirë” për euron, si pasojë e prurjeve të turistëve.

Për të mbajtur në kontroll kursin e euros, që ka vijuar zhvlerësimin, Banka e Shqipërisë, në tri ankandet e zhvilluara gjatë 2025, ka blerë 33.20 mln euro me një mesatare 11.07 mln, kundrejt mesatares prej 14.20 mln euro gjatë vitit 2024. Ndërkohë, edhe përgjatë muajit korrik, BSH ka ndërmarrë blerje valute, por ende nuk bëhet e ditur shuma e tërhequr nga tregu.

Dollari amerikan ka humbur 0.02 lekë duke u këmbyer me 83.72 lekë, ndërsa paundi britanik ka pësuar rënien më të theksuar të ditës: -0.56 lekë, duke zbritur në 112.83 lekë. Edhe franga zvicerane ka rënë lehtë me 0.02 lekë (105.06 lekë), duke ndjekur të njëjtën prirje me valutat kryesore.

Në dallim nga shumica e valutave, dollari kanadez ka fituar 0.10 lekë duke arritur në 61.21 lekë, ndërsa fituesit e vërtetë të ditës janë ari dhe argjendi.

Çmimi i arit është rritur me 2,604.81 lekë për ons, duke kapur vlerën 281,842.54 lekë, ndërsa argjendi është ngjitur me 123.98 lekë, duke u këmbyer me 3,269.32 lekë për ons. Rritja reflekton edhe situatën e tregjeve botërore për të pasur investime të sigurta, veçanërisht pas vendosjes së tarifave të Trump. /ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
Ari banka e shqipërisë euro leku Monedhat
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

gazetar_111:11 - Korrik 21, 20260

Shqipëria e mbylli vitin 2025 me një rekord të ri të motorizimit. Numri i mjeteve…

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

06:04 - Korrik 21, 2026

Tri koncesione në shëndetësi mbyllen këtë vit, deri në maj buxheti pagoi 41 milionë euro për PPP-të

06:03 - Korrik 21, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:11 - Korrik 21, 2026

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

10:21 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

06:04 - Korrik 21, 2026

183.5 milionë euro faturat e Arbitrazhit, 61% e vlerës është çështja Becchetti

Mbi 1 milion mjete në qarkullim, makinat po “plaken” në rrugë: rritet numri për automjetet elektrike

11:11 - Korrik 21, 2026

“Baks Bay”, projekti që synon të transformojë veriun e Shqipërisë në një destinacion të ri turistik ndërkombëtar

10:35 - Korrik 21, 2026

Punësimi, rriten me 80% lejet e punës për të huajt në 4 muajt e parë të vitit 2026

10:21 - Korrik 21, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter