Shqetësimi për përshkallëzimin e një lufte rajonale në Lindjen e Mesme ngre edhe pikëpyetje mbi ndikimin në tregun e naftës. Analistët flasin se Izraeli mund të përgjigjet me një kundërofensivë dhe të shënjestrojë drejtpërdrejt Iranin dhe me shumë mundësi asetet e naftës mund të jenë targeti i radhës. Nëse rast të një sulmi të tillë mbi prodhimin e naftës iraniane ose eksportet, do të shkaktohej ndërprerja e furnizimeve me më shumë se 1 milion fuçi naftë në ditë.
Tregu kishte pësuar uljen më të ulët të dy javëve të fundit, përpara se të përhapej lajmi se Irani do të sulmonte Izraelin, ndërsa pas sulmit ekziston një frikë e justifikuar mbi impaktin që do të ketë për furnizimin me naftë nga rajoni. Prodhuesit e OPEC do të takohen në 2 tetor për të rishikuar tregun. Grupi OPEC+ që përbëhet nga Organizata e Vendeve të Eksportit të Naftës ku bën pjesë edhe Rusia po planifikojnë që në dhjetor të rrisin prodhimin me 180,000 fuçi në ditë, çdo muaj.
Nga ana tjetër po diskutohet rimëkëmbja e prodhimit të naftës nga Libia, pas zgjedhjes së një guvernatori të ri të bankës qendrore për t’i dhënë fund krizës së naftës.
Ndërkohë në Amerikë mendohet se ndërmarrjet energjitike kanë tërhequr rreth 1.3 milionë fuçi nafte të papërpunuar gjatë javës së fundit të shtatorit. Nëse të dhënat janë të vërteta, kjo do të ishte tërheqja e tretë më e madhe rresht krahasuar me 2.2 milionë fuçi gjatë së njëjtës javë të vitit të kaluar dhe një rritje mesatare prej 400,000 fuçi gjatë pesë viteve të fundit (2019-2023).
