Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Studimi, bakteret e zakonshme të stomakut pa simptoma mund të shkaktojnë rreth 12 milionë kancere

00:05 - Korrik 12, 2025 Shëndet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Studiuesit thonë se programet për të identifikuar dhe trajtuar shpejt njerëzit për një bakter të zakonshëm mund të ulin deri në 75 për qind rastet e pritshme me kancer në stomak.

Një studim i ri sugjeron se një bakter i zakonshëm i pranishëm në stomak mund të shkaktojë gati 12 milionë raste me kancer te njerëzit e lindur brenda një dekade të vetme. Gjatë jetës së tyre, 15.6 milionë persona të lindur midis viteve 2008 dhe 2017 pritet të zhvillojnë kancer në stomak – dhe 76 për qind e këtyre rasteve mund të shkaktohen nga bakteria Helicobacter pylori, sipas një studimi të publikuar në revistën Nature Medicine.

Kanceri në stomak është në masë të madhe i parandalueshëm, por diagnoza zakonisht ndodh në fazë të avancuar, me prognozë të dobët. Ai është forma e pestë më e përhapur e kancerit në botë, duke shkaktuar rreth 770,000 vdekje në vit.

Infeksioni kronik me H. pylori është një nga shkaqet kryesore të këtij kanceri dhe ndihmon në shpjegimin e rritjes së rasteve të kancerit në stomak te të rinjtë vitet e fundit, thuhet në studim. Shumica e njerëzve infektohen me H. pylori në fëmijëri dhe mund të qëndrojnë të infektuar për vite pa pasur simptoma. Megjithatë, ky bakter mund të shkaktojë ulçera ose inflamacion të mukozës së stomakut.

  1. pylori përhapet përmes gojës – për shembull me puthje – apo edhe në kontakt me të vjella ose jashtëqitje.

Ku do të rriten rastet me kancer në stomak

Studiues nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkime mbi Kancerin (IARC), një degë e OBSH-së, analizuan të dhëna për kancerin në stomak në 185 vende në vitin 2022. Ata parashikuan se, nëse trendet aktuale vazhdojnë, 11.9 milionë persona mund të diagnostikohen me kancer në stomak të shkaktuar nga infeksioni me H. pylori deri në vitin 2101 – viti kur një person i lindur në 2017 do të mbushte 84 vjeç.

Shumica dërrmuese e këtyre rasteve – 8 milionë – pritet të ndodhin në Azi. Ndërsa rreth 471,000 raste parashikohen në Bashkimin Evropian, Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Norvegji dhe Islandë.

Gjithashtu, barrën e këtij kanceri pritet ta ndjejë gjithnjë e më shumë edhe Afrika Sub-Sahariane, ku aktualisht rastet janë më të pakta. Sipas studimit, rastet e lidhura me H. pylori në këtë rajon mund të arrijnë 1.4 milionë deri në vitin 2101 – gjashtëfish më shumë se në vitin 2022 – për shkak të plakjes së popullsisë dhe rritjes demografike.

“Me ndryshimet demografike që pritet të rrisin barrën e kancerit gastrik në shumë rajone të botës, ka një nevojë urgjente për strategji të koordinuara parandaluese dhe për përgatitjen e sistemeve shëndetësore për të përballuar këtë ngarkesë në rritje,” u shpreh Dr. Jin Young Park, bashkautor i studimit dhe drejtues i ekipit të parandalimit të kancerit në stomak në IARC.

Studiuesit pranojnë se cilësia e të dhënave në vendet me të ardhura të ulëta është më e dobët, gjë që mund të kufizojë saktësinë e parashikimeve. Por ata theksojnë se të dhënat janë të mjaftueshme për të nxitur veprim nga autoritetet shëndetësore.

Thirrje për veprim

Autorët e studimit i bëjnë thirrje vendeve të investojnë në programe për skrining dhe trajtim të shpejtë të infeksionit me H. pylori. Analiza e tyre tregon se kjo mund të reduktojë deri në 75 për qind rastet e pritshme të kancerit në stomak.

“Është thelbësore që autoritetet shëndetësore ta kthejnë parandalimin e kancerit në stomak në prioritet dhe të përshpejtojnë përpjekjet për ta kontrolluar atë,” tha Park. Përshtati nga Euronews, ekofin.al

 

Ekofin Media
Ekofin Media
bakteri fëmijët Helicobakter pylori stomaku studimi
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Studimi, të jetosh pranë zhurmës së trafikut mund të rrisë rrezikun për sëmundjen e Parkinsonit

09:45 - Korrik 24, 2026

Studimi, çmimet e banesave në dekadën e fundit u rritën mbi katër herë më shumë se pagat

06:00 - Korrik 23, 2026

Shqipëria vendos “filtër” të ri për testet mjekësore dhe kontrollin mbi pajisjet mjekësore “in vitro”

13:27 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

gazetar_215:09 - Korrik 25, 20260

Policia Kufitare e Sarandës dhe Kakavijës njofton qytetarët se dogana greke në Pikën e Kalimit…

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

12:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

11:05 - Korrik 25, 2026

Rimbursohen 750 mijë euro nga DIVA 2025, mbi 4,500 qytetarë kanë marrë kthimin e tatimit

09:23 - Korrik 25, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

15:09 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

12:05 - Korrik 25, 2026

Tendera pafund për mirëmbajtje rrugësh, por akset nuk kanë as vijëzim në kulm të sezonit turistik

11:05 - Korrik 25, 2026

AKM: Përmbytjet shkaktuan 100 milionë dollarë humbje në bujqësi në 1 dekadë

Suedia planifikon të ndalojë “kimikatet e përhershme” në produktet e përditshme, përpara BE-së

23:34 - Korrik 25, 2026

Renditja e pasurisë së të rriturve: Si krahasohet Evropa me vendet më të pasura të botës?

23:33 - Korrik 25, 2026

Të hënën pezullohet për 4 orë qarkullimi në Kakavijë dhe Qafë-Botë

15:09 - Korrik 25, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter