Close Menu
Ekofin
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook Instagram X (Twitter) LinkedIn
EkofinEkofin
Subscribe
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Biznes
  • Tregje
  • Turizëm
  • Green
  • Të tjera
  • Blog
  • English
Ekofin

Studentët e ekselencës nuk do të humbasin vendet e punës: qeveria shtyn kontratat për 2026

19:31 - Shkurt 11, 2026 Aktualitet
Shpërndaje
Facebook Twitter Pinterest Email WhatsApp

Këshilli i Ministrave ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të garantuar vijimësinë profesionale të studentëve të ekselencës që janë aktualisht pjesë e administratës shtetërore. Me një vendim të ri, qeveria ka vendosur të zgjasë afatin e kontratave të tyre të përkohshme, duke shmangur ndërprerjen e marrëdhënieve të punës në fillim të vitit 2026.

Vendimi, i propozuar nga Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, parashikon një përjashtim të posaçëm për vitin 2026. Ai synon të mbrojë studentët e përfshirë në programin e punësimit mbi bazën e thirrjes publike të dhjetorit 2024, të cilët ishin punësuar me kontrata njëvjeçare.

Me përfundimin e mandatit të tyre në fillim të këtij viti, ekzistonte rreziku real që këta të rinj të mbeteshin pa punë, deri në hapjen e procedurave të reja të rekrutimit. Për të shmangur këtë boshllëk institucional dhe pasiguri për punëmarrësit, qeveria ka vendosur që kontratat e tyre të shtyhen automatikisht.

Sipas ndryshimeve në vendimin e Këshillit të Ministrave, zgjatja e kontratave do të vijojë deri në përfundimin e procedurave të rregullta të punësimit, përmes konkurseve për statusin e nëpunësit civil ose sipas Kodit të Punës. Kjo u garanton studentëve vijimin e detyrës dhe pagesën e rregullt deri në finalizimin e rekrutimit të përhershëm.

Departamenti i Administratës Publike, ngarkohet për zbatimin e vendimit dhe mbikëqyrjes së procesit për të siguruar funksionimin normal të institucioneve dhe ruajtjen e stabilitetit administrativ.

Ekofin Media
Ekofin Media
administrata ekselenca kontrata studentet
Shpërndaje. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Të ngjashme

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026
Komento
Leave A Reply Cancel Reply

Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media
Ekofin Media

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

gazetar_111:43 - Korrik 20, 20260

Një nismë e re ligjore e depozituar në Kuvend nga deputeti Vullnet Sinaj synon t’u…

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:31 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

08:30 - Korrik 20, 2026

UNDP: Përfituesit largohen nga ndihma ekonomike, por e kanë të vështirë të qëndrojnë në punë

08:29 - Korrik 20, 2026
Na Ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
Ekofin Media
Rreth nesh
Rreth nesh

Informacione, analiza, të dhëna rreth zhvillimeve ekonomike dhe financiare. Qytetarët në fokus. Gjithçka për transparencën. Ekofin Albania.

11:43 - Korrik 20, 2026

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

08:31 - Korrik 20, 2026

5 miliardë lekë nga rivlerësimi i pronave, por a po formalizohet realisht tregu apo po shtyhet sërish reforma fiskale?

08:30 - Korrik 20, 2026

Bizneset shqiptare besojnë te tranzicioni i gjelbër, por 73% e financojnë me paratë e tyre

Mazhoranca propozon rihapjen e afatit për tokën bujqësore deri në fund të vitit 2027

11:43 - Korrik 20, 2026

AAPSK rriti me 31.7% të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në gjysmën e parë të vitit 2026

10:32 - Korrik 20, 2026

Inflacioni në eurozonë konfirmohet në 2.8%: A do të mjaftojë kjo që Banka Qendrore Evropiane të pezullojë rritjen e normave të interesit?

09:28 - Korrik 20, 2026
© 2026 Ekofin. Crafted with love by BeeTech Solutions.

Shkruani togfjalëshin dhe shtypni Enter